LAJMI I FUNDIT:

Deschamps ‘ngrit’ në qiell nga lëvdatat Griezmannin

Deschamps ‘ngrit’ në qiell nga lëvdatat Griezmannin

Sulmuesi francez shënoi dy herë kundër Gjermanisë për të marrë primatin e liderit tek kombëtarja e tij, me gjashtë gola shënuara, dhe menaxheri i tij Didier Deschamps ka lavdëruar ndikimin e tij në Euro 2016.

Trajneri i Francës, Didier Deschamps ka lavdëruar pas ndeshjes sulmuesin Antoine Griezmann, i cili zgjeroi reputacionin e tij në Euro 2016, pas paraqitjes fantastike ndaj Gjermanisë, teksa pret njësoj të luaj edhe në finalen e së dielës.


Golashënuesi më i mirë i Euro 2016 me gjashtë gola të shënuara ishte më meritori që Franca mundi Kampionët e Botës në një turne të madh, për herë të parë që nga viti 1958.

“Ai është një lojtar i madh dhe ai e tregoi këtë kundër Gjermanisë. Ai punon shumë, së bashku me Olivier Giroud dhe repartin mbrojtës, ne kemi një skuadër kompakte”, deklaroi Deschamps.

“Ai e ka shpejtësi dhe aftësi teknike, por kishte pak mundësi. Ai është një lojtar shumë i rëndësishëm ashtu siç ka qenë me Atletico Madrid gjithë sezonin”, përfundoi trajneri francez. /Telegrafi/