LAJMI I FUNDIT:

Derivatet në Maqedoni janë me cilësi të mirë, thotë Kreshnik Bekteshi

Derivatet në Maqedoni janë me cilësi të mirë, thotë Kreshnik Bekteshi

Derivatet e naftës të cilat shfrytëzohen në Maqedoninë e Veriut janë me cilësi të mirë sipas rregullores për karburante të lëngshme, që është në përputhje me atë të Bashkimit Evropian. Këtë e theksoi sot ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në shënimin e Ditës së Metrologjisë – 20 Maji. Sipas ministrit të këtij dikasteri, Byroja e Metrologjisë në kompetencë të së cilës janë laboratorët për kontroll të cilësisë në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut kontrollojnë nëse derivatet në tregun vendor janë në kuadër të parashikimeve në çdo element të rregullores.

Drejtori i Byrosë së Metrologjisë, Abdulselam Selami theksoi se kanë në dispozicion teknologji bashkëkohore, duke paralajmëruar investime të reja në modernizimin e laboratorëve. Në lidhje me cilësinë e derivateve të naftës, sqaroi se ka pasur lëshime te disa pompa të benzinës, por në përgjithësi cilësinë e naftës dhe mazutit i vlerësoi si të mira.


“Ne jemi në hallkë të mirë me vendet evropiane, por ende duhet të investojmë. Këtë vit do të provojmë të investojmë në laboratorët tanë, ndërsa kjo drejtpërdrejt do të ndikojë në ekonomi”, tha Selami.

Sipas ministrit Bekteshi, tregu i brendshëm, gjegjësisht produktet, shërbimet dhe mbrojtja e konsumatorëve janë një nga kapitujt më të rëndësishëm në Bashkimin Evropian, i cili e filloi procesin e skriningut në Maqedoninë e Veriut. “Ministria e Ekonomisë dhe Qeveria do të ofrojnë gjithmonë mbështetje për investime në Byronë e Metrologjisë në mënyrë që të përmirësohen kushtet dhe të përmirësohet cilësia e të gjitha shërbimeve ndaj qytetarëve dhe çdo produkti që ata blejnë në vendin tonë”, tha Bekteshi.

Përveç investimeve të bëra për furnizim të laboratorëve të reja për mazut, dizel, benzin dhe të ngjashme, paralajmëroi se këtë vit do të investojnë në instrumente në pjesën e gazometrave, duke e pasur parasysh zhvillimin e sistemit të gazsjellësit në shtet, por edhe përmes sistemeve ndërlidhëse dhe me fqinjësinë. “Ministria e Ekonomisë dhe Qeveria do të mbështesin gjithmonë menaxhmentin e Byrosë së Metrologjisë për të përmirësuar këto shërbime në drejtim të përmirësimit të cilësisë së të gjitha shërbimeve dhe çdo produkti që qytetarët blejnë në vendin tonë”, theksoi Bekteshi.

Shprehu bindje se përmes bashkëpunimit me fellën shkencore, shteti do të ketë bisedime të shkëlqyera për kapitullin e BE-së për tregun e brendshëm, ndërsa më e rëndësishme nga të gjitha, siç theksoi, është se do t’i mbrojnë konsumatorët dhe qytetarët në pjesën e cilësisë.

Temë e këtij viti në Ditën Botërore të Metrologjisë është “Matjet të cilat i mbështet sistemi ushqimor global”, e zgjedhur për shkak të sfidave të rritura nga ndryshimet klimatike dhe shpërndarja globale e ushqimit në botë. Metrologjia është shkencë e matjes, gjegjësisht shënon ndikimin e matjes në jetën e përditshme. Matjet e sakta dhe të qëndrueshme mundësojnë tregti të drejtë, garantojnë cilësi në prodhim dhe mbështesin novacionet. Matjet e sakta janë në funksion të sigurisë, shëndetit dhe cilësisë së jetës.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Kalo në kategori