LAJMI I FUNDIT:

Derivatet e naftës me çmime të reja në Maqedoni

Derivatet e naftës me çmime të reja në Maqedoni
Foto: Ilustrim

Çmimi me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 prej sonte në mesnatë do të rritet për një denarë për litër, EUROSUPER BS-98 dhe vaji ekstra i lehtë për amvisëri do të shtrenjtohet për 0.5 denarë, ndërsa çmimi i EURODISEL mbetet i pandryshuar.

Sipas Komisionit Rregullataro për Energjetikë, çmimi i ri i EUROSUPER BS-95 do të jetë 63.00 denarë për litër, EUROSUPER BS-98 do të shitet për 64.50 denarë për litër, ndërsa vaji ekstra i lehtë për amvisëri do të shitet për 37.00 denarë për litër, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Një litër EURODISEL edhe në dy javët në vijim do të kushtojë 48.00 denarë për litër.

Për 0.112 denarë lirphet Mazuti M-1 NS dhe një kilogram do të kushtojë 23.881 denarë./Telegrafi/