LAJMI I FUNDIT:

Derisa po udhëtonte me aeroplan për në Indi, pasagjeri britanik habitet kur sheh krahët e fluturakes – kishin të vendosur shirit ngjitës

Derisa po udhëtonte me aeroplan për në Indi, pasagjeri britanik habitet kur sheh krahët e fluturakes – kishin të vendosur shirit ngjitës

Rrëfimin e pasagjerit britanik që kishte udhëtuar me një Boeing 787 e kanë transmetuar shumë media.

Gjithçka ndodhi gjatë fluturimit për në Indi gjatë 5 shkurtit, kur David Parker, 62-vjeç, shikoi në dritare dhe mësoi së krahu ishte “arnuar” më shirit ngjitës me ngjyrë të hirtë, transmeton Telegrafi.


“Kam fluturuar nëpër botë, por kurrë nuk kam parë diçka të ngjashme”, ka thënë Parker që ishte i shoqëruar nga e fejuara.

Ai informoi partneren për atë se çfarë kishte parë, kur ajo menjëherë ia kishte kthyer duke i thënë: “se do të dëshiroja të mos më tregoje fare”.

Fotografitë u shpërndanë shpejt në rrjetet sociale, e imazhet janë vërtetë të quditshme.

E menjëherë janë deklaruar nga kompania Boeing e cila theksoi se bëhet fjalë për shiritin e ashtuquajtur “speed tape”, e cila është e sigurt për përdorim në aeroplanë.

“Është një material i miratuar nga Administrata Federale e Aviacionit (FAA) për riparime të përkohshme”, sqaruan ata.

Në këtë rast, shiriti ka shumë të ngjarë të përdoret për të zgjidhur problemet e bojës që mundonin modelet 787 më parë.

Shirit ngjitës përdoret për të parandaluar qërimin e bojës, jo për të mbajtur pjesë të lirshme. Është një zgjidhje e përkohshme, përpara se të vendoset një shtresë e re.

“Integriteti strukturor i aeroplanit është i paprekur dhe është konstatuar se nuk ka probleme me sigurinë e fluturimit”, tha përfaqësuesi i kompanisë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Ukrainasit shkatërrojnë dy sisteme të mbrojtjes kundërajrore të rusëve – i goditën me dronët kamikaz

Ukrainasit shkatërrojnë dy sisteme të mbrojtjes kundërajrore të rusëve – i goditën me dronët kamikaz

Evropa
Krimea u trondit nga shpërthimet, u mbyll ura që shërben si një rrugë kryesore furnizimi për forcat ruse

Krimea u trondit nga shpërthimet, u mbyll ura që shërben si një rrugë kryesore furnizimi për forcat ruse

Botë
Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Botë
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Ish-ministri i Ekonomisë në Kazakistan shqelmoi dhe grushtoi për vdekje gruan e tij, pamje të reja nga kamerat e sigurisë

Ish-ministri i Ekonomisë në Kazakistan shqelmoi dhe grushtoi për vdekje gruan e tij, pamje të reja nga kamerat e sigurisë

Azia
Kalo në kategori