LAJMI I FUNDIT:

Derisa po festonte golin e vonshëm të Haalandit, trajneri i Dortmundit pësoi lëndim

Derisa po festonte golin e vonshëm të Haalandit, trajneri i Dortmundit pësoi lëndim

Borussia Dortmundi ka arritur të marrë një fitore të mundishme 1-0 kundër Fortuna Dusseldorffit në kuadër të javës së 31-të në Bundesligë.

Skuadra e Lucien Favres kaloi në epërsi në pjesën e dytë me anë të Raphale Guerreiros, mirëpo ajo u anulua nga VAR shkaku i lojës me dorë.


Por, Erling Haaland arriti që në minutat e fundit të takimit të shënonte golin e fitores, derisa trajneri filloi të kërcente nga gëzimi.

Nga ajo festë e tepruar, Lucien Favre pësoi lëndim në këmbë e majtë, mirëpo ishte kaluese.

Në të njëjtën kohë, skuadra e 62-vjeçarit filluan festën, por harruan të mbanin distancën sociale, pasi kishin përqafime dhe shtrëngim duarsh. /Telegrafi/