LAJMI I FUNDIT:

Derisa njerëz të afërt me Jackson mendojnë se më shumë mjekë duhet të fajësohen për vdekjen e tij, ish-gruaja pohon se duhet të kishte bërë më shumë

Derisa njerëz të afërt me Jackson mendojnë se më shumë mjekë duhet të fajësohen për vdekjen e tij, ish-gruaja pohon se duhet të kishte bërë më shumë
(Foto: Reuters)

Debbie Rowe, ish-bashkëshortja Michael Jackson, ka thënë se ndihet pjesërisht fajtore për vdekjen e mbretit të muzikës pop para 13 vitesh.

63-vjeçarja ka shpërthyer në lot gjatë një interviste, ndërsa theksoi se i vjen keq që nuk “bëri më shumë” që ta ndihmonte këngëtarin kur ai u bë i varur nga barnat kundër dhimbjes.


“Është dashur të bëja diçka dhe nuk e bëra. Ka shumë njerëz që kanë vdekur nga varësia, dhe në një farë mënyre unë kam qenë pjesë e saj”, ka deklaruar Debbie.

Jackson vdiq në vitin 2009 në moshën 50 vjeçare dhe u gjet në shtëpinë e tij pas arrestit kardiak të shkaktuar nga një mbidozë e qetësuesve. Mjeku i tij i atëhershëm, Conrad Murray, u arrestua për vrasje nga pakujdesia.

(Foto: Medium)

Rowe, e cila me profesion është infermiere, ishte asistente e dermatologut të ndjerë Arnold Klein, i cili shpërndante qetësues kundër dhimbjeve pas Botoxit dhe mbushës rrudhash për të famshmit. Ajo dhe Jackson u martuan në një ceremoni të fshehtë në vitin 1996 në Sydney, ndërsa Debbie ishte gjithashtu nënë surrogate e dy fëmijëve më të mëdhenj të këngëtarit, Prince dhe Paris. Çifti u divorcua tre vjet më vonë (1999).

Ish-gruaja e Michael Jacksonit lë të kuptohet në mënyrë tronditëse se ajo ishte pjesërisht fajtore për vdekjen e tij
Lexo po ashtu Ish-gruaja e Michael Jacksonit lë të kuptohet në mënyrë tronditëse se ajo ishte pjesërisht fajtore për vdekjen e tij

“Në thelb isha po aq fajtore sa Klein dhe më vjen shumë keq që isha pjesë e saj”, është shprehur ajo duke qarë.

(Foto: Fanpop)

Njerëzit që e njohin mirë tastin e Jackson, pohojnë se ka edhe mjekë të tjerë përveç Murray, të cilët duhet të ishin shpallur fajtorë për lejimin e këngëtarit të arrinte nivelin e varësisë në të cilën ishte kur vdiq.

Vet Conrad Murray deklaroi se përvoja e tij ishte shumë e hidhur, pasi u shkatërrua nga pikëllimi dhe dhimbja në burg midis vdekjes së Michael dhe gjyqit të tij. Ai gjithashtu pohoi se ishte “manipuluar” nga ylli, i cili asnjëherë nuk ia përmendi se vuante nga varësia.

Kirurgu i zemrës u lirua nga burgu në vitin 2013 pasi kreu gjysmën e dënimit katërvjeçar për vrasje nga pakujdesia. Ai filloi të punonte për Jackson në vitin 2006 dhe natën që vdiq, i dha ilaçe për t’i ndihmuar të flinte.

Të gjitha bisedat dhe intervistat do të shfaqen në dokumentarin e ri, “Who Really Killed Michael Jackson”, i cili duhet të mbërrijë së shpejti në Fox. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

Magazina
Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Zendaya dhe i dashuri Tom Holland kanë diskutuar martesën, tetë vjet pas takimit në setin e Spider-Man

Zendaya dhe i dashuri Tom Holland kanë diskutuar martesën, tetë vjet pas takimit në setin e Spider-Man

Magazina
Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala

Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala "Time 100", e ftuar si një nga 100 njerëzit më me ndikim në botë

Magazina
Kalo në kategori