LAJMI I FUNDIT:

Deri në orën 11:00 në Istog votuan 7.63% e votuesve

Deri në orën 11:00 në Istog votuan 7.63% e votuesve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti konferencën e dytë lidhur me rivotimin e raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetar të komunës së Istogut.

Në këtë konferencë, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka bëri të ditur se deri në orën 11 kanë votuar 3 mijë e 748 votues apo 7.63%. Më 19 nëntor, deri në të njëjtën kohë kishin votuar 3 mijë  e 106 votues apo 6.51%.


Kryetarja Daka njoftoi se procesi zgjedhor për kryetar të komunës së Istogut është duke vazhduar normalisht dhe nuk ka raportime për ndonjë problem. /Telegrafi/