LAJMI I FUNDIT:

Dërguti: Nëse diskutohet Demarkacioni do të veprojmë

Dërguti: Nëse diskutohet Demarkacioni do të veprojmë

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje sot do të marrin pjesë në seancën e Kuvendit të Kosovës.

Pak para se të fillojë seanca deputetja e kësaj Lëvizje, Aida Dërguti tha se do të marrin pjesë në seancë pasi kur kanë dalë nuk kanë thënë se nuk do të kthehen.


Dërguti tha se do të veprojnë varësisht prej çështjeve që do të diskutohen në Kuvend.

Nëse diskutohet Demarkacioni me Malin e Zi, Dërguti tha se do të reagojnë, ndërsa e pyetur nëse do të gjuajnë gaz apo ndryshe ajo u shpreh se do të shihet në vazhdim.