Diaspora vazhdon të jetë burim financiar për familjet dhe ekonominë kosovare, ku vetëm për tre muajt e parë të këtij vitit kanë shënuar 170 milionë e 500 mijë euro që është një rritje prej 7.1 milionë euro më shumë se periudha e njëjtë e vitit të kaluar.
Zëdhënësi i Bankës Qendrore e Kosovës (BQK), Kushtrim Ahmeti tha për KosovaPress se vitin e kaluar, Kosova ka pasur rritje të vlerës së dërgesave nga bashkatdhetarët, në krahasim me vitin 2016.
Vlera e dërgesave apo remitencave për vitin 2017, ka qenë 759 milionë e 200 mijë euro, derisa në vitin 2016, kjo shifër ishte 691 milionë euro.
“Sa i përket këtij viti, deri në muajin mars vlera e dërgesave të bashkatdhetarëve ka arritur në 170.5 milionë që prapë është rritje prej 7.1 milionë euro më shumë se periudha e njëjtë e vitit paraprak, ku vlera e dërgesave ka qenë 163.4 milionë”, theksoi zëdhënësi Ahmeti.
Ai shtoi se shtetet kryesore prej nga vijnë këto dërgesa janë kryesisht ato shtete ku është e koncentruar diaspora e kosovare dhe ku prinë Gjermania e përcjellë nga Zvicra, SHBA-ja, Austria, Italia, Franca, Suedia, Britania, Belgjika etj.
Ndërsa, edhe ministri i Financave, Bedri Hamza ka komentuar dërgesat nga diaspora, që sipas tij, kanë shënuar ngritje dhe kanë impakt pozitiv në ekonomi dhe në tregun e Kosovës.
“Pse mendoj që ka parakushte për një zhvillim më të qëndrueshëm dhe më të madh ekonomik. Këtë vit shpenzimet prej buxhetit duhet të jenë më të larta se në vitin paraprak, në investime dhe në konsum. Norma e rritjes së kredisë vazhdon me qenë e lartë, është diku mbi 10 për qind rritja e kreditimit. Remitencat nuk kanë rënie, ato kanë ngritje dhe të gjitha këto ndikojnë në treg. Ka më shumë para në treg”, ka thënë ministri Hamza.
Ndërsa, analisti i ekonomisë, Jakup Bellaqa ka thënë për KosovaPress se remitencat janë një impakt i rëndësishëm që ndikon në rritjen e të ardhurave.
“Të hyrat që i dërgojnë diaspora më së shumti shkojnë në konsum, një pjesë edhe në investime si në shtëpia, gjithashtu edhe në themelimin e biznesit familjar. Duhet cekur se në bazë të të dhënave burimore diku rreth 750 milionë euro që dërgohen nga diaspora, dërgesa apo remitenca vjetore, gjithsesi që ndikon në rritjen e standardit të jetës se qytetarëve dhe në ruajtjen e një paqe sociale, përkatësisht ngritjen e mirëqenies ekonomike, ndikon në mënyre direkte dhe indirekte në zhvillimin ekonomik të Kosovës”, ka thënë ai.
Ndryshe, shpesh herë ka pasur ide të ndryshme edhe nga ekonomistë të tjerë për mundësinë e kanalizimit të investimeve të këtyre mjeteve nga diaspora, që do të kishin ndikuar në rritjen e investimeve dhe të punësimit. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPo lulëzojnë ofertat n’BAU MARKET
Afër detit, afër mbretit - Mbreti i "Holiday In 2" po t'fton në fron
Abonohu në Shqip.ai - Zbulo pakot e reja të çmimeve
Dënohet me 25 vjet burg mashtruesi më i madh me kriptovaluta në SHBA
Ku janë banesat më të shtrenjta në Evropë dhe sa janë të gatshëm të shpenzojnë njerëzit?
Kontratat njëburimore, Tahiri përplaset me Kusari-Lilën: Dëgjoni, mos u bëni të pasjellshëm
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E zezë klasike, krejt sytë n’ty
Papuçe që t’flen kama n’to- Porositni me zbritje në Telegrafi Deals
Kapni zbritjen – atletet Nike për meshkuj tash me zbritje në Telegrafi Deals!
Kur nuk blen për vete, nuk blen as për kojshi – që do të thotë shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals
Sot harroni të gjitha hallet, ZBRITJA në Deals me na shku huq nuk na falet
Më të lexuarat
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia