LAJMI I FUNDIT:

Der Spiegel: Rusia po e paralizon OSBE-në, duke spiunuar dhe sabotuar punën e saj

Der Spiegel: Rusia po e paralizon OSBE-në, duke spiunuar dhe sabotuar punën e saj

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) kërcënohet të shpërbëhet për shkak të pushtimit rus të Ukrainës dhe analistët pretendojnë se Moska po infiltrohet ilegalisht në organizatë dhe po e saboton punën e saj, e cila ka për detyrë ruajtjen e paqes dhe stabilitetit evropian, shkruan e përjavshmja gjermane Der Spiegel.

Sipas paralajmërimit të një diplomati nga Kremlini, “kushdo” mund të “arrijë kudo”, duke përfshirë diplomatë nga vende të tjera. Fjalët e tij ishin drejtuar një homologu nga Lituania.

Në një takim të OSBE-së të mbajtur në mars të 2022-së, diplomati lituanez kishte kritikuar agresionin e Kremlinit në Ukrainë, derisa homologu rus ka thënë se lufta mund të zgjas deri në 15 vjet.


Ky “shpërthim” verbal është një nga shumë konfliktet që po e tronditin organizatën. Asgjë nuk ka qenë e njëjtë për OSBE-në që kur Rusia pushtoi Ukrainën në shkurt të vitit 2022.

Ambasadori i Ukrainës në OSBE, Yevhenii Tsymbaliuk gjendjen e krijuar në organizatë e quan një “krizë ekzistenciale të shkaktuar nga Rusia”.

Spiunët e Vladimir Putinit po bredhin në të gjithë botën - tri 'pika të nxehta' janë shumë afër Serbisë
Lexo po ashtu Spiunët e Vladimir Putinit po bredhin në të gjithë botën - tri 'pika të nxehta' janë shumë afër Serbisë

E gjithë organizata është në rrezik të kolapsit, sepse puna e OSBE-së bazohet në konsensus, por Rusia gjithnjë e më shumë refuzon të marrë pjesë. Midis disa anëtarëve, ekziston një frikë në rritje për infiltrimin e mundshëm të agjentëve rusë si diplomatë. Agjencitë perëndimore të inteligjencës raportojnë se Rusia shpesh përdor organizatat ndërkombëtare si mbulesë për operativët e saj të shërbimit sekret. Ata zyrtarisht i përkasin delegacioneve ruse, por janë spiunë.

OSBE ka 57 shtete anëtare, duke përfshirë të gjithë Bashkimin Evropian dhe të gjitha shtetet pasardhëse të Bashkimit Sovjetik, së bashku me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanadanë.

Misioni i saj është “parandalimi i konflikteve” dhe “menaxhimi i krizës”, mirëpo, çfarë do të thotë kur një shtet anëtar pushton një tjetër?, pyet Der Spiegel.

Selia e OSBE-së është në Vjenë. Administrata udhëhiqet nga sekretariati i përgjithshëm dhe ekziston edhe Asambleja Parlamentare me stafin e saj. Por shumica e më shumë se 3,500 punonjësve të organizatës veprojnë në Evropën Juglindore, Evropën Lindore, Kaukazin e Jugut dhe Azinë Qendrore. Ata trajnojnë nëpunës civilë, vëzhgojnë zgjedhjet dhe mbështesin negociatat që lidhen me paqen.

Që kur Rusia pushtoi Krimenë në vitin 2014, më shumë se 1,000 vëzhgues të OSBE-së kanë qenë së paku një herë në Ukrainë. Detyrat e tyre përfshinin monitorimin e respektimit të armëpushimit dhe organizimin e shkëmbimit të të burgosurve. Por, ai mision përfundoi papritur në vitin 2022 dhe mandati i tij më pas skadoi, sepse Rusia kundërshtoi vazhdimin e tij dhe zgjatja e këtij misioni u hoq nga rendi i ditës.

Opozitari rus Vladimir Kara-Murza dënohet me 25 vite burg – si ishte spiunuar në Beograd nga Aleksandar Vulini?
Lexo po ashtu Opozitari rus Vladimir Kara-Murza dënohet me 25 vite burg – si ishte spiunuar në Beograd nga Aleksandar Vulini?

Diplomatët rusë që atëherë kanë bllokuar disa vendime të OSBE-së, duke përfshirë një votim se kush do ta drejtojë organizatën nga viti 2024. OSBE-ja kryesohet nga një shtet i ndryshëm anëtar çdo vit. Ishte Polonia në vitin 2022 dhe këtë vit është Maqedonia e Veriut. Estonia aplikoi për presidencë në vitin 2024, por Rusia refuzoi ta miratonte dhe Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë vlerësoi se Rusia po tradhton parimin e konsensusit të OSBE-së.

Moska gjithashtu ka pezulluar pagesat për organizatën. Sipas burimeve të Der Spiegel, Kremlini ka më shumë se 10 milionë euro borxh. Delegacioni rus i OSBE-së nuk i është përgjigjur komenteve në lidhje me këtë.

Për momentin, punonjësit rusë kanë mbetur në OSBE, por disa vende anëtare kanë identifikuar prej kohësh personelin që ata e konsiderojnë të dyshimtë. Për shembull, gruaja e zëvendësministrit të Jashtëm të Rusisë – njeriu që ndan përgjegjësinë për pushtimin e Ukrainës – ishte ende duke punuar për OSBE-në disa muaj pas agresionit ushtarak të Moskës. Përkthyesi që u bë pjesë e titujve të medieve për gjoja përpjekjet për t’u afruar privatisht me Donald Trumpin ende punon për OSBE-në, që disa ekspertë të sigurisë e kanë identifikuar prej kohësh si agjent.

“CSTO duhet të mësojë të jetojë pa Rusinë ose ajo (CSTO) do të vdesë me Rusinë”, tha ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba.

Qeveria e tij bëri thirrje për përjashtimin e përkohshëm të Rusisë nga ajo organizatë. Një veprim i tillë nuk do të ishte precedent sepse ajo organizatë e përjashtoi përkohësisht Republikën Federale të Jugosllavisë për disa vjet në vitin 1992. Megjithatë, disa theksojnë se OSBE-ja mund të jetë një forum i mirë për pajtim pasi të mbarojnë luftimet në Ukrainë.

Kritikët pretendojnë se Rusia që në fillim e ka vështirësuar punën e stafit të OSBE-së në Ukrainë. Në fillim të vitit 2014, vëzhguesit ende po dokumentonin për drejtimin se nga erdhën raketat e rënda, por më vonë ata u lejuan të mbanin vetëm shënime se ku ranë raketat dhe predhat. Pyetja se kush i dërgoi, u bë kështu një çështje interpretimi duke i shndërruar “ushqim” për propagandistët.

U shtir si instruktor dhe trajnonte ushtarët e Kievit, spiuni rus arrestohet nga Shërbimi Sekret i Ukrainës  
Lexo po ashtu U shtir si instruktor dhe trajnonte ushtarët e Kievit, spiuni rus arrestohet nga Shërbimi Sekret i Ukrainës  

Rusia nuk shmanget nga akuzat kundër personelit të OSBE-së. Gjatë pushtimit të Ukrainës nga trupat e saj, autoritetet në Rusi konfiskuan më shumë se 70 automjete të OSBE-së, me vlerë gati tre milionë euro. OSBE-ja është përpjekur prej muajsh të organizojë kthimin e automjeteve përmes Turqisë dhe zyrtarët kanë dërguar tetë memorandume diplomatike apo nota verbale. Stafi i OSBE-së u takua disa herë me diplomatë rusë për të diskutuar këtë çështje, por pa rezultat.

Në një letër drejtuar OSBE-së të siguruar nga Der Spiegel, televizioni gjerman ZDF dhe gazeta austriake Der Standart, diplomatët rusë deklaruan se automjetet u dërguan “në territorin e Republikës së Donetskut dhe Republikës së Luganskut”. Një deklaratë ruse pretendonte se automjetet u sekuestruan si “provë” në çështjet penale kundër disa zyrtarëve të OSBE-së të akuzuar nga Rusia për përfshirje në “luftime” në Donetsk dhe Lugansk. Vëzhguesit këto raste i kanë përshkruar si “gjyqe të supozuara”.

Ambasadori amerikan në OSBE, Michael Carpenter ka thënë se është “një travesti absolute e drejtësisë” që Rusia po mban peng tre anëtarë të organizatës së cilës i përket dhe “ata kanë shërbyer në misionin që vet ata e kanë miratuar”.

Sekretarja e përgjithshme e OSBE-së, Helga Schmid, një diplomate e lartë gjermane, tha se kjo ishte “e papranueshme dhe çnjerëzore”.

Ekspertët e sigurisë: Bojan Dimiq, prijës i agjenturës ruse në veri të Kosovës
Lexo po ashtu Ekspertët e sigurisë: Bojan Dimiq, prijës i agjenturës ruse në veri të Kosovës

Toni po bëhet më i ashpër dhe mosbesimi po rritet. Në një takim të Komitetit të Përhershëm të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, një institucion ku përfaqësuesit e vendeve anëtare shkëmbejnë rregullisht mendime, një diplomat letonez kritikoi faktin se zyra vjeneze drejtohet nga një grua ruse, të cilën shumë dyshojnë se ka qasje në dokumente të panumërta konfidenciale. Kritikët e kanë përshkruar atë si “Anne Chapman” e re, një spiune ruse e arrestuar në SHBA në vitin 2010 dhe e liruar më vonë në një shkëmbim të agjentëve në Vjenë. Për disa vende anëtare të OSBE-së, përfshirë Poloninë dhe Letoninë, kjo “Ana e re” është një shembull i qartë i tentativës për infiltrim nga spiunët.

Sipas raportimeve të mediave, para se të merrte këtë pozitë, gruaja ruse punonte për Ministrinë e Punëve të Jashtme të Rusisë. Ajo udhëtoi rregullisht nëpër botë me kryediplomatin Sergei Lavrov apo edhe me presidentin rus Vladimir Putin. Në vitin 2019, ajo ishte përkthyesja e Putinit kur ai u takua me Donald Trump në samitin e G20-së në Osaka të Japoninë.

Fiona Hill, e cila për disa kohë këshillonte Trumpin për çështjet ruse, beson se kjo grua u zgjodh posaçërisht për të tërhequr vëmendjen e presidentit amerikan.

OSBE-ja e kishte punësuar këtë grua në vitin 2021, shtatë vjet pas pushtimit rus të Krimesë, i cili shkeli ligjin ndërkombëtar. Ndërkohë, Polonia, i ka shpallur “non-grata” gruan dhe një punonjës tjetër rus të OSBE-së, duke thënë se janë një kërcënim për sigurinë e vendit.

Vërtetohen lidhjet e Kishës Ortodokse të Rusisë dhe Serbisë me shërbimet sekrete të vendeve të tyre
Lexo po ashtu Vërtetohen lidhjet e Kishës Ortodokse të Rusisë dhe Serbisë me shërbimet sekrete të vendeve të tyre

Diplomatët rusë brenda OSBE-së përfaqësojnë një rrezik të qartë të sigurisë, pohon ambasadori amerikan Carpenter.

“Ju keni dikë që përfaqëson një shtet shumë agresiv që është i përfshirë në luftë dhe shkel çdo parim të mundshëm të sistemit ndërkombëtar të bazuar në rregulla”, tha Carpenter.

Shërbimet e inteligjencës dhe diplomatë të vendeve të ndryshme besojnë se një tjetër spiun rus punon për OSBE-në në Vjenë. Ata thonë se ky person është i punësuar në Shërbimin e jashtëm rus të Inteligjencës (SVR). Kur u kontaktua nga kolegët e tij në OSBE, ai nuk ka komentuar këto akuza.

“Pa dyshim personeli rus në OSBE paraqet një rrezik. Le të jemi shumë të qartë: Rusia është një shtet autoritar, i militarizuar, që bën një luftë agresive – dhe jo për herë të parë në 15 vitet e fundit, e udhëhequr nga një president i cili kërkohet ndërkombëtarisht për krime lufte”, thotë Tsymbaliuk.

Derisa selia në Vjenë është e rezervuar në mënyrë të dukshme për këtë çështje, konflikti midis vendeve anëtare të OSBE-së është publik.

BIA dhe VBA-ja serbe bashkëpunojnë me mercenarët pro-rusë në Ukrainë, ndajnë informacione sekrete
Lexo po ashtu BIA dhe VBA-ja serbe bashkëpunojnë me mercenarët pro-rusë në Ukrainë, ndajnë informacione sekrete

Kur ministrat e Jashtëm të të gjitha shteteve të OSBE-së kishin planifikuar të takoheshin në Lodz, Qeveria e Polonisë refuzoi të lejonte pjesëmarrjen e ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov. Në vend të kësaj, ai u përfaqësua nga përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në OSBE. Po ashtu, në këtë takim nuk ka pasur asnjë deklaratë përfundimtare, sepse anëtarët nuk kanë mundur të pajtohen.

Arsyeja e kësaj mosmarrëveshjeje, sipas kryediplomatit ukrainas, është i qartë – pushtimi rus.

Kjo është në thelb ajo që po ndodh tashmë në Ukrainë. Meqenëse Rusia refuzoi zgjatjen e mandatit, nuk ka më një mision zyrtar të OSBE-së në atë vend. Megjithatë, ekziston një “Program për Mbështetjen e Ukrainës” me disa dhjetëra anëtarë të stafit të OSBE-së në terren, i financuar nga 30 vende anëtare.

Rusia u përgjigj në mënyrën e vet: dërgoi disa delegatë që janë nën sanksionet evropiane dhe amerikane në takimin zyrtar të OSBE-së në Vjenë, të mbajtur në muajin shkurt. Midis tyre ishte edhe Peter Tolstoi, pasardhës i Leo Tolstoit, i cili, ndër të tjera, është i njohur për faktin se kërkon që Ukraina të “rikthehet në shekullin e XVIII-të”, duke e bombarduar.

Një numër i delegatëve nga vende të tjera u përgjigjën duke veshur me rroba kaltër dhe verdhë, ngjyrat e flamurit të Ukrainës. Kur delegacioni rus mori fjalën, disa u larguan në mënyrë demonstrative nga salla, ndërsa të tjerët ngritën flamurin ukrainas. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
MPB-ja e Serbisë: Faton Hajrizi edhe zyrtarisht i dyshuari kryesor për vrasjen e policit serb në Lloznicë

MPB-ja e Serbisë: Faton Hajrizi edhe zyrtarisht i dyshuari kryesor për vrasjen e policit serb në Lloznicë

Serbia
Scholz 'e poshtëroi' Vuçiqin në Beograd - kancelari gjerman e la ta priste para veturës presidentin serb

Scholz 'e poshtëroi' Vuçiqin në Beograd - kancelari gjerman e la ta priste para veturës presidentin serb

Serbia
Brenda hotelit më të gjatë në Evropë - që do të hapet këtë verë

Brenda hotelit më të gjatë në Evropë - që do të hapet këtë verë

Evropa

"Aeroplanët do të qëndrojnë në ajër", nga SHBA-ja në Australi nuk ka ngritje dhe ulje për shkak të problemeve me internetin

Australia
Sa fluturime janë prekur nga ndërprerjet globale të teknologjisë?

Sa fluturime janë prekur nga ndërprerjet globale të teknologjisë?

Botë
Babai i atentatorit kishte telefonuar policinë përpara se djali i tyre të plagoste Donald Trumpin

Babai i atentatorit kishte telefonuar policinë përpara se djali i tyre të plagoste Donald Trumpin

Amerika
Kalo në kategori