LAJMI I FUNDIT:

Deputetja ruse u kërkon vendaseve të mos kryejnë marrëdhënie me vizitorët e Botërorit, për të mos mbetur ‘nëna të vetme me fëmijë që kanë racë të përzier’

Deputetja ruse u kërkon vendaseve të mos kryejnë marrëdhënie me vizitorët e Botërorit, për të mos mbetur ‘nëna të vetme me fëmijë që kanë racë të përzier’

Tamara Pletnyova, u ka kërkuara ruseve që të mos kryejnë marrëdhënie seksuale me vizitorët e Kampionatit Botëror, për të shmangur mundësinë e të qenit nëna të vetme, me fëmijë që ka racë të përzier.

Komunistja 70-vjeçare, që kryeson komitetin parlamentar që merret me çështjen e familjes, gruas dhe fëmijës, ka thënë në një radio që shpreson se asnjë vendase e saj nuk shoqërohet me ndonjë të huaj, e aq më pak të mbetet shtatzënë, transmeton Telegrafi.


Politikania pretendon se Kampionati Botëror që zhvillohet në Rusi, do të rrisë numrin e të rejave ruse që mbesin shtatzënë, por ka kërkuar që ‘ato të jenë të vetëdijshme dhe t’i dinë disa gjëra për të huajt’.

Deputetja Plenyova

Sipas saj, duhet pasur parasysh përvojën e kohës së BRSS-së, kur shumë gra ruse mbetën shtatzënë me të huajt gjatë vitit 1980, teksa në Moskë po zhvillohej Olimpiada.

E pyetur nëse Rusia 2018, do të rriste numrin e lindjeve – qëllimi kryesor i presidentit Vladimir Putin – deputetja ka thënë se ‘ne duhet t’i lindim fëmijët tanë’.

“Janë fëmijët ata që vuajnë… kanë vuajtur që nga koha Sovjetike. Pak fat kishin ata me racën e njëjtë sikur të nënës, të tjerët e kishin edhe më keq” ka shtuar deputetja e lindur në Siberi.

Brenga tjetër e saj, është se të huajt do t’i braktisin ato dhe do të mbesin nëna të vetme pa asnjë alimentacion.

“Ka mundësi që edhe i marrin me vete, por pse të zbrazet shteti ynë me banore që i kemi rritur dhe shkolluar”, ka përfunduar Plenyova, që këmbëngulë se kjo është për të mirën e përgjithshme dhe nuk është nacionaliste.

Deklarata saj ka ngjallur reagime të ndryshme, duke u kundërshtuar ashpër nga të rinjtë, por gjeti mbështetjen e të tjerëve që kryesisht janë prindër dhe më të moshuar.

Plenyova është anëtare e parlamentit rus, që nga viti 1993. /Telegrafi/