LAJMI I FUNDIT:

Deputetja e PD-së Tabaku: Pranë dakordësisë me PS për rezolutë të përbashkët me Kosovën

Deputetja e PD-së Tabaku: Pranë dakordësisë me PS për rezolutë të përbashkët me Kosovën

Deputetja e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Jorida Tabaku në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së konferencës së kryetarëve tha se PS dhe PD janë pranë dakordësisë për një rezolutë të përbashkët me Kosovën.

Ajo u shpreh se kjo rezolutë është një akt mbështetjeje ndaj qëndrimin zyrtar të qeverisë dhe parlamentit të Kosovës për atë çfarë ndodhi disa ditë më parë në veri.


Rezolutë për dënimin e sulmit terrorist në Kosovë, Kuvendi i Shqipërisë pritet të mbajë seancë të posaçme më 12 tetor
Lexo po ashtu Rezolutë për dënimin e sulmit terrorist në Kosovë, Kuvendi i Shqipërisë pritet të mbajë seancë të posaçme më 12 tetor

“Duke qenë se kjo do jetë një seancë e veçantë e parlamentit, deputetët të cilët janë përjashtuar duhet të ishin pjesë e seancës sepse çështja e Kosovës duhet të na bashkojë. Heqja e të drejtës së tyre për të marrë pjesë në seancë është e padrejtë. Nga informacionet e fundit, unë kuptoj që do kemi një dakordësi me tekstin e rezolutës dhe shpresoj që për këtë të mos ketë debat politik siç ndodh rëndom”, – tha Tabaku.

Një javë më parë, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Bledi Çuçi, bëri me dije se kryetari i Komisionit të Jashtëm dhe nënkryetari i komisionit, do të punojnë në ditët në vijim për të unifikuar qëndrimin për një rezolutë ë përbashkët në parlament që dënon sulmin terrorist në Kosovë.

“Ju i keni parë të dy rezolutat dhe besojmë siç ramë dakord, të ulemi së bashku të unifikojmë një rezolutë të vetme. Dhe ata nuk do ta kenë të vështirë për ta unifikuar”, u shpreh Çuçi. /Telegrafi/