LAJMI I FUNDIT:

Deputetja Deliu-Kodra: Presidentja Osmani po hesht karshi deklaratës së frikshme të bashkëshortit të saj

Deputetja Deliu-Kodra: Presidentja Osmani po hesht karshi deklaratës së frikshme të bashkëshortit të saj

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra ka deklaruare se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po hesht karshi deklaratës së frikshme të bashkëshortit të saj, Prindon Sadriu i cili në rrjete sociale i ka quajtur mediat “ndërmarrje e përbashkët kriminale”.

Lidhur me vendimin e ZRrE-së për ngritje të çmimit të energjisë elektrike, Deliu-Kodra tha se Qeveria po i ikën dhe po i braktisë qytetarët.


“Kur po diskutojmë lidhur me vendimin e ZRrE-së kryeministri dhe Qeveria ikin, ata i braktisin qytetarët e pushteti I tyre dita ditës po shndërrohet në pushtet arrogant, në pushtet shpërfillës e jo demokratik, pushtet që diskriminon qytetarët e heshtë nga ikja e përgjegjësisë. Për këtë diskriminim po hesht edhe e para e vendit, por hesht edhe presidentja e vendit karshi padrejtësive po u bëhen qytetarëve të Kosovës”.

“Kam kërkuar që zonja Osmani të deklarohet për diskriminim që po u ndodh qytetarëve të Kosovës në raport me tarifat që qeveria do e bëjë për pjesën veriore e barrën do ta marrin qytetarët e këtij vendi me faturat e larta. Për më tepër zonja Osmani po hesht edhe karshi deklaratës së frikshme të bashkëshortit të saj i cili paturpësisht medien e quajti ‘ndërmarrje e përbashkët kriminale’. Pra Prindon Sadriut duket se nuk i ka mjaftua jetësimi i dëshirës për krijimin e një aktakuze monstruoze me dokumente të sponsorizuara të fabrikuara nga Rusia dhe Serbia të cilat UÇK e portretizojnë si ndërmarrje e përbashkët kriminale. Tani zotëri Sadriu me gjuhën e zyrtarëve serb në mënyrë skandaloze dhe të papranueshme për një zotëri të parë dhe diplomatë që i cilëson mediet si ndërmarrje e përbashkët kriminale. Prindon Sadriu përveç që është bashkëshorti i presidentes Osmani është diplomat është zyrtar i lartë i shtetit të Kosovës është shefi i misionit diplomatik në Shkup, është pjesë e rezervës në FSK”, tha ajo.

Reagon AGK-ja: Akuzat dhe sulmet e bashkëshortit të presidentes Osmani ndaj gazetarëve shton pasigurinë e tyre në Kosovë
Lexo po ashtu Reagon AGK-ja: Akuzat dhe sulmet e bashkëshortit të presidentes Osmani ndaj gazetarëve shton pasigurinë e tyre në Kosovë

Ndaj deklarimeve të bashkëshortit të presidentes Osmani ka reaguar edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.

AGK është e alarmuar me gjuhën denigruese të Prindon Sadriut, që ka përdorur ndaj gazetarëve dhe mediave në Kosovë duke i quajtur ato “ndërmarrje të përbashkëta kriminale”.

“Akuzat dhe sulmet që vijnë nga bashkëshorti i Presidentes, që gjithashtu mban post shtetëror në MPJ, shton pasigurinë e gazetarëve në Kosovë”, thuhet në reagimin e AGK.

Edhe Instituti për Politika Sociale Musine Kokalari përmes një reagimi ka ftuar Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, si dhe Ministrinë e Forcës të Sigurisë së Kosovës të Republikës së Kosovës, që të marrin masa disiplinore ndaj rindon Sadriu, zyrtar i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe epror rezervë në Forcat e Sigurisë të Kosovës, si pasojë e sulmeve të tij publike denigruese ndaj mediave dhe gazetarëve duke i quajtur “ndërmarrje e përbashkët kriminale”.

“Ftojmë gjithashtu krerët e institucioneve të Republikës së Kosovës, e veçanërisht Presidenten e Republikës së Kosovës, z.Vjosa Osmani, që të shprehet qartësisht kundër kësaj gjuhe dhe në mbrojtje të medias së lirë dhe gazetarëve. Z.Sadriu është përfshirë në sulme verbale tejet të rënda ndaj të gjitha mediave pa dallim për shkak të raportimit të këtyre mediave në lidhje me Presidenten Vjosa Osmani. Prandaj dhe kështu, kjo çështje shndërrohet edhe në personale”, thuhet në reagim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Lajme
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Kalo në kategori