LAJMI I FUNDIT:

Deputeti i PDK-së i ashpër me Kurtin, Kastrati: Është komunist i rrezikshëm, ka lexuar literaturë antiamerikane

Deputeti i PDK-së i ashpër me Kurtin, Kastrati: Është komunist i rrezikshëm, ka lexuar literaturë antiamerikane

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, ka thënë se kryeministri, Albin Kurti, “është një komunist i rrezikshëm”, pasi sipas tij, ka “lexuar skajshmërish veç literaturë antiamerikane”.

Këto akuza ndaj kryeministrit, Kastrati i deklaroi gjersa po komentonte luhatjen e partneriteti mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës – për shkak të mos-koordinimit për çështjen e dinarit.
“Sepse u pa që jo vetëm me pas të drejt mundesh me implementu, por duhet me pas dikën me të ‘backup’, dikën mbas shpine që të ndihmon me implementu këtë vendim e ata janë SHBA—ja. E tash pse i bën këta poteza Albin Kurti duhet me pyet Albin Kurtin. Unë i kam përgjigjet e mija, unë mendoj që Albin Kurti është një komunist i rrezikshëm, është një majtistë radikalë që ka lexuar literaturë veç kështu skajshmërish radikale majtiste në kontingjentin e të cilës ka vetëm antiamerikane…”, ka thënë Kastrati në “Debat Plus” të RTV Dukagjini.

Kastrati ka theksuar se të tjerët në VV, përveç Kurtit, Dejona Mihalit dhe Boiken Abazit, janë kukulla që dirigjohen nga këta të fundit.


“Aty e ke Dejona Mihain, aty e ke Bojken Abazin, krejt kësi janë, këta të tjerët janë sikur ato kukullat me tele që i dirigjojnë këta. S’ka nur tre numër katër në VV, ‘one man show’ ky edhe Dejona e ata tjerët. Sepse me u çu me lu me pushtetin e nervat e amerikanëve, nuk më intereson çka kanë bërë në Vietnam… na duhet me falenderu këtë gjeografi ku kemi qëllu dhe në kuadër të interesave të mëdha të tyre strategjike, na mini-interesin tonë e kemi realizuar, ndryshe kishim qenë si palestinezët e kurdët”, ka shtuar deputeti i PDK-së.

Gjithashtu, në “Debat Plus” ai e ka cilësuar kryeministrin,  Kurti, si “njeri të kobshëm”.

“E kam thënë që Albin Kurti është njeri i kobshëm, sepse në çdo kauzë të tij njerëzit janë vrarë rrugëve. Ky neve na ka njoftu me gjakun nëpër rrugë, nëpër sheshe” ka thënë Kastrati. /Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Lajme
“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

Lajme
Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Lajme
Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Lajme
Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Lajme
Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori