LAJMI I FUNDIT:

Deputeti Igor Simiq i bindur se do të fitojnë kandidatët e Listës Serbe

Deputeti Igor Simiq i bindur se do të fitojnë kandidatët e Listës Serbe

Deputeti i Listës Serbe, Igor Simiq, pasi ka kryer procesin e votimit për kryetar të Mitrovicës së veriut,  në një prononcim për media ka thënë se janë hapur të gjitha qendrat e votimit pa asnjë problem.

“Shpresoj qe këto zgjedhje do të shkojnë në mënyrën më të mirë të mundshme ashtu siç kanë filluar. Janë hapur të gjithë qendrat në bazë të informacioneve që kam, pa asnjë problem. Siç po e shihni interesimi i qytetarëve të Mitrovicës është i madh për ta shfrytëzuar të drejtën ë tyre për votim dhe për të caktuar të ardhmen e tyre”, ka thënë ai, raporton Telegrafi.


“Ajo çka është më me rëndësi është që secili ta kryej punën e vet dhe që zgjedhjet të kalojnë në mënyrën më të mirë të mundshme dhe që qytetarët të mund të vendosim vet për atë se kush do t’i udhëheq në periudhën e ardhshme”, tha Simiq.

Ai po ashtu tha se është i bindur që kandidatët e Listës Serbe do të dalin fitues.

“Është fakti se unë jam thellë i bindur, por edhe të gjithë anëtarët e Listës Serbe, së kandidatët tonë, do të arrijnë fitore të bindshme. Jo për faktin që jam unë pjesë e Listës, por sepse kjo është mënyra e vetme që ne të vazhdojmë të qëndrojmë në këto hapësira”, ka thënë Simiq. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Kurti: Zëvendësdrejtori i policisë që u ndalua dje nga Serbia, është dërguar në Rashkë

Kurti: Zëvendësdrejtori i policisë që u ndalua dje nga Serbia, është dërguar në Rashkë

Lajme
Lirohen policët e ndaluar në Serbi, përveq zv.drejtorit Jankoviq

Lirohen policët e ndaluar në Serbi, përveq zv.drejtorit Jankoviq

Lajme
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Johnson: Putini mund të synojë Ballkanin, nëse lejohet

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Johnson: Putini mund të synojë Ballkanin, nëse lejohet

Lajme
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Lajme
Kalo në kategori