LAJMI I FUNDIT:

Deputeti Gani Dreshaj i gatshëm ta paguajë dënimin e Xhakës dhe Shaqirit, edhe tifozët shqiptarë fillojnë të mbledhin para për pagimin e gjobës

Deputeti Gani Dreshaj i gatshëm ta paguajë dënimin e Xhakës dhe Shaqirit, edhe tifozët shqiptarë fillojnë të mbledhin para për pagimin e gjobës

FIFA zyrtarisht i ka dënuar me nga 10 mijë franga zvicerane, Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin.

Dënimi erdhi pas festës së tyre me shqiponjë pas shënimit të golave.


Edhe zvicerani Stephan Lichsteiner është dënuar me 5 mijë franga.

Tashmë shqiptarët me kreativitetin e tyre kanë filluar të japin edhe ide të shkëlqyeshme pas dënimit.

I pari është deputeti i AAK-së, Gani Dreshaj, i cili është shprehur i gatshëm që ta paguajë dënimin e shqiptuar nga FIFA.

Zyrtare: Dënohen me para Xhaka, Shaqiri dhe Lichtsteiner për festën me shqiponjë
Lexo po ashtu Zyrtare: Dënohen me para Xhaka, Shaqiri dhe Lichtsteiner për festën me shqiponjë

“Dënimi për Xhakën e Shaqirin nga FIFA është i pa peshë. Më dëshirën më të madhe do të doja që unë të paguaja këtë dënim, por e di se sukseset e tyre në futboll kanë bërë që edhe fuqia e tyre financiare të jetë stabile”.

“Pra, sa herë që ata bëjnë shqiponjën, unë iu them se marr përgjegjësinë e gjobave nga FIFA. Jam i bindur se golat dhe sukseset e shqiptarëve me Zvicrën në Botëror nuk kanë ndalur. Presim suksese të mëdha në ndeshjet e radhës”, ka shkruar Dreshaj.

Ndërsa disa djem dhe vajza shqiptare nëpër botë kanë hapur një fushatë ku janë duke u tubuar para.

Për një orë janë mbledhur mbi 1200 dollarë, nga shqitparët që jetojnë kudo në botë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pep Guardiola shiti dy yje të Barcelonës pasi erdhën në stërvitje të dehur – ai donte ta mbronte Messin

Pep Guardiola shiti dy yje të Barcelonës pasi erdhën në stërvitje të dehur – ai donte ta mbronte Messin

La Liga
Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

La Liga

"Deri dje, nuk isha i sigurt se kush ishte lojtari më i mirë në botë, tani e di" - De Ligt me fjalë të mëdha për yllin e Realit

Liga e Kampionëve
Më pak se 200 minuta të luajtura, por tre gola të shënuar – Arda Guler po shkëlqen me Real Madridin

Më pak se 200 minuta të luajtura, por tre gola të shënuar – Arda Guler po shkëlqen me Real Madridin

La Liga
Agjenti i lojtarit takohet me Decon, Barcelona gati t'ia plotësojë dëshirën më të madhe Xavit

Agjenti i lojtarit takohet me Decon, Barcelona gati t'ia plotësojë dëshirën më të madhe Xavit

La Liga
Presidenti i Francës e zyrtarizon Mbappen te klubi i ri, ka një lutje të madhe për ta

Presidenti i Francës e zyrtarizon Mbappen te klubi i ri, ka një lutje të madhe për ta

Ligue 1
Kalo në kategori