Deputetët e Kuvendit të Kosovës, sipas një vendimi të Kryesisë së këtij institucioni nuk mund të lëshojnë vendin për udhëtime zyrtare, para datës 20 shkurt.
Kjo kërkesë e Kryesisë, po vlerësohet nga deputetët në mënyra të ndryshme.
Deputeti, Naser Osmani nga Lidhja Demokratike e Kosovës, tha për Radion Evropa e Lirë se nuk e ka kuptuar kërkesën e Kryesisë dhe se askush, sipas tij, nuk mund të detyrojë deputetët që të rrinë ose jo në një seancë plenare.
Ai thekson se një vendimi i tillë ka kuptim vetëm nëse është bërë për të kursyer buxhetin e Kuvendit.
“Deputetin nuk mund ta detyrojë asgjë që të marr pjesë në seancë. Mund të jetë në Kosovë dhe të mos marrë pjesë në seancë. Po ashtu, mund të mos ketë kuorum nëse ka ndonjë qëndrim të grupit parlamentar, që të mos merret pjesë në seancë, pavarësisht a është deputeti në Kosovë apo jashtë. Kështu që, nuk ka rezon një vendim i tillë për këtë çështje”, tha Osmani.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës, aktualisht ndodhen para dy çështjeve të rëndësishme, të cilat duhet të kalojnë ose jo me votat e tyre.
Çështje e parë është Marrëveshja për demarkacionin e kufirit të Kosovës me Malin e Zi, kurse e dyta shfuqizimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara, përkatësisht të Gjykatën Speciale.
Deputeti Osmani thotë se nëse vendimi i Kryesisë së Kuvendit është bërë për të krijuar kuorumin në Kuvend për çështje të caktuara, është i pakuptimtë.
“Ai vendim për mua është i pakuptimtë, nëse është bërë për atë qëllim”, thekson Osmani.
Kurse, deputeti Ali Lajçi nga Lëvizja Vetëvendosje, këtë vendim të Kryesisë së Kuvendit e ka kuptuar si kërkesë që deputetët të mos mungojnë në seanca, si dhe që të bëhet kuorumi për miratimin e ligjeve.
“Kjo është ndoshta për të krijuar kuorumin në Kuvend, sepse shpesh edhe deputetët mungojnë. Në këtë aspekt unë e kam kuptuar. Ne duhet të jemi të rregullt dhe duhet secili të jetë i rregullt pavarësisht për çka është fjala. Ne duhet të jemi të rregullt në Kuvend, për të gjitha çështjet”, tha Lajçi.
Në anën tjetër, Albert Krasniqi, nga Instituti Demokratik i Kosovës, që monitoron punën e Kuvendit, tha për Radion Evropa e Lirë, se ky vendimi ri i Kuvendit, mund të ndërlidhet edhe me dy vendime të rëndësishëm që duhet t’i marrë ky institucion, përkatësisht me Demarkacionin dhe shfuqizimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.
“Vendimin e Kuvendit të Kosovës që për 30 ditët e ardhshme, deri me 20 shkurt, të ndalen të gjitha udhëtimet e deputetëve, mund ta ndërlidhim me këto dy çështje [Demarkacionin dhe Gjykatën Speciale] dhe me nevojën që kanë për t’i pasur të gjithë deputetët për ta siguruar kuorumin dhe për t’i pasur votat e nevojshme”, tha Krasniqi. Çështja e Marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi dhe shfuqizimit të Ligjit për Dhomat e Specializuara, janë dy temat që po e mbizotërojnë skenën politike në Kosovës.
Albert Krasniqi thotë se ligjet dhe shumë çështje të tjera të rëndësishme janë lënë anash, dhe siç thotë ai, Kuvendi i Kosovë, nuk do të mund ta zë hapin në miratimin e shumë ligjeve, të cilat i ka në agjendë.
Aktualisht në procedurë për miratim janë 5 ligje, kurse në pritje edhe 75 të tjerë. /Rel/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Të dëmtuarit thonë se i akuzuari Bajroviq së bashku me paramilitarët e tjerë i kishin maltretuar gjatë luftës
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa
40 studiues shqiptarë dhe të huaj kërkojnë nga qeveria shqiptare mbrojtjen e Deltës së Vjosës
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit
A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët
Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë