LAJMI I FUNDIT:

Deputetët skeptikë se Raporti i BE-së do të jetë pozitiv për Kosovën

Deputetët skeptikë se Raporti i BE-së do të jetë pozitiv për Kosovën

Komisioni Evropian nesër do të publikojë Raportin e Përparimit për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ky dokument është pjesë e paketës vjetore të zgjerimit të Bashkimit Evropian, ku pritet të tregohet përparimi që kanë bërë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqia, në rrugën e tyre drejt anëtarësimit në BE.


E, sipas raportimeve të mediave është thënë se për Kosovën nuk pritet të ketë lajme të mira nga ky raport, si shkak i ngecjes së reformave, konstituimit të vonshëm të Kuvendit dhe krijimit të Qeverisë.

Lidhur me pritshmëritë e këtij raporti, deputetët e Kuvendit të Kosovës, njëherësh edhe anëtarë të Komisionit për Integrime Evropiane, janë shprehur skeptikë sa i përket rezultateve pozitive për Kosovën, që mund të dalin nga Raporti i Komisionit Evropian.

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj njëherësh edhe zëvendëskryetar i Komisionit për Integrime Evropiane, ka thënë për Telegrafin se në vazhdimësi kanë ngritur shqetësimet e tyre për veprimet e Qeverisë, që sipas tij do të jenë pengesë për rrugën e Kosovës drejt BE-së.

“Do presim publikimin e raportit në tërësi. Ne në vazhdimësi kemi ngritur shqetësimet tona se veprimet e Qeverisë do jenë pengesë e një raporti i cili prapë do sjellë detyrime dhe të gjejë vërejtje të caktuara të cilat mund të bëhen pengesë në ecjen tonë drejtë BE-së. Të shohim trajtimin se si i kanë bërë luftës kundër krimit dhe korrupsionit si dhe pastërtisë së përfaqësueseve të Qeverisë, u shpreh Zemaj.

Në anën tjetër deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli e cila po ashtu është pjesë e Komisionit për Integrime Evropiane, ka thënë se nuk pret që të Raporti i KE-së të jetë pozitivë.

“Duke marrë parasysh të gjeturat e raportit të fundit të shkruar nga tre ekspertët evropian, të deleguar nga Bashkimi Evropian, të cilët kanë vlerësuar kapacitetin e institucioneve të Kosovës për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin si dhe konstatimin që ka bërë Komisioni Evropian në strategjinë për zgjerim për Ballkanin Perëndimor se shtet në Ballkan përfshire Kosovën janë të kapur nga pushteti nuk lë shumë hapësirë që të presim që raporti të jetë pozitiv për Kosovën”, ka thënë Pacolli, për Telegrafin.

Ajo ka shtuar se edhe Qeveria e kaluar dhe Qeveria aktuale nuk kanë bërë asnjë hap sa i përket luftimit të korrupsionit, krimit të organizuar dhe pavarësimit të gjyqësorit nga ndërhyrjet politike, dhe, sipas Pacollit kjo do të pasqyrohet padyshim në raportin për vendin si dhe në vendimet e shteteve anëtare kur të vendosin për apo kundër liberalizimit të vizave për Kosovën.

Telegrafi ka kontaktuar edhe me deputeten e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra e cila udhëheq Komisionin për Integrime Evropiane, për të marrë një qëndrim të sajin rreth këtij Raporti, por e njëjta ka deklaruar se tek pasi që ta kenë Raportin në duar do të deklarohet.

Ndryshe, Raporti i Progresit i vitit 2016 pati adresuar shumë vërejtje për punën e institucioneve të Kosovës. Aty u patën ngritur shqetësime në lidhje me përplasjet e vazhdueshme në Kosovë mes të partive politike në pushtet dhe opozitë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori