Deputetët edhe sot do të debatojnë për ligjet për ndërtimin e korridoreve në RMV
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot duhet të vazhdojë seancën e 115-të, në rendin e ditës të së cilës, ndër të tjera, janë edhe pakoja e ligjeve për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10 d.
Në rend dite janë ligjet e propozuara për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Marrëdhëniet e Punës, Ligjit për Shpronësim dhe Ligjit për Ndërtesat, të gjitha sipas procedurës së shkurtuar.
Në seancën e sotme janë edhe ligjet për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sigurime shëndetësore dhe ligjit për fitoparmacinë, Ligjit për themelimin e komisionit shtetëror për vendimmarrje në nivelin e dytë në fushën e mbikëqyrjes inspektuese dhe procedurës kundërvajtëse, si dhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për monitorimin e komunikimeve, të gjitha me procedurë të shkurtuar./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251