LAJMI I FUNDIT:

Deputetët e PD-së i kërkojnë dorëheqjen Lulzim Bashës

Deputetët e PD-së i kërkojnë dorëheqjen Lulzim Bashës

Deputetët e Partisë Demokratike i kanë kërkuan sërish kryetarit të partisë, Lulzim Basha dorëheqjen, ndonëse ky i fundit nuk u pa sot në punimet e Kuvendit të Shqipërisë, duke qëndruar i mbyllur në zyrën e tij.

“Sa më shumë të zvarritet kjo situatë, aq më shumë agravon ndjesitë. Besoj se do të ketë reflektim dhe zgjidhje”, ka thënë deputetja e PD-së, Grida Duma për gazetarët .

Në anën tjetër, deputeti Ervin Salianji tha se Kryetari i PD duhet të japë dorëheqjen për t’i hapur rrugë zgjidhjes së problemeve që ka PD, “një krizë të thellë, krize besimi, krize strukturash që vjen kryesisht dhe thelbësisht për shkak të mungesës së besimit që kanë qytetarët te Lulzim Basha personalisht. Mesa e lexoj unë politikën do të ketë dorëheqje”.

Një deputet tjetër i PD-së, Arbi Agalliu tha se “nëse Basha nuk reagon brenda kohës së përcaktuar, atëherë do të marrim hapat që duhet sipas statutit dhe rregullores së grupit”.

Ndryshe nga Grida Duma dhe Ervin Salianji që procesin e zgjedhjeve shohin brenda forumeve ekzistuese të PD-së, deputeti Dashnor Sula e cilëson të pakuptimtë diçka të tillë pasi për të vota e 6 marsit faktoi që shumica në radhët e demokratëve është rreshtuar në krah të komisionit të rithemelimit.

“Foltorja është shumicë. Do ishte e udhës që të shkonim me një komision të përkohshëm për bashkim për zgjedhjet e 2023 për bashkitë, dhe pas kësaj zgjedhje brenda partisë. Kam deklaruar se nuk do të votoj kurrë për largimin e asnjërit nga PD, nuk është zgjidhje për përjashtim, nëse nuk e kupton as Basha dhe as Berisha, ne po flasim kot”, ka thënë Sula.

Por teksa Lulzim Basha largimin e tij e ka kushtëzuar me largimin e Sali Berishës, ky i fundit konfirmoi angazhimin e tij për bashkimin e demokratëve duke e ironizuar këtë të fundit.

“Mos më ngatërroni me Lul bravën. Po merrem me intensitet të madh për bashkimin e PD”, ka thënë Berisha sot, raporton TV Klan. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori