LAJMI I FUNDIT:

Denis Gafuri me Ermal Mamaqin flasin për përmirësimin personal e të vazhdueshëm për suksesin në karrierë

Denis Gafuri me Ermal Mamaqin flasin për përmirësimin personal e të vazhdueshëm për suksesin në karrierë

Ermal Mamaqi është një sipërmarrës i suksesshëm duke filluar si këngëtar, aktor, humorist, producent e tashmë edhe si trajner i suksesit, i cili frymëzon njerëzit për të filluar një karrierë të suksesshme.

Një person i cili investon vazhdimisht në vetëpërmirësim duke lexuar libra, duke ndjekur seminare, trajnime, konferenca me qëllim që të përmirësohet ai.

Pjesëmarrës si folës edhe në Konventën për Menaxherë të Shitjes “SUKSESI ËSHTË QËLLIMI YT”.

Ai bashkë me Denis Gafurin, në emisionin e këtij të fundit “Suksesi është qëllimi yt” kanë diskutuar për përmirësimin personal e të vazhdueshëm në mënyrë që të keni sukses në karrierë.

Disa prej temave që ata i kanë trajtuar, janë:

– Çka të mësojmë?
– Roli i edukimit
– Faktorët që kanë ndikuar për ta bërë të suksesshëm
– Autori që ka bërë kthesë në jetën e tij në aspektin pozitiv
– Gabimet
– Çka kishte ndryshuar po të fillonte nga e para dhe shumë gjëra tjera të mira që do të ju ndihmojnë juve në jetë dhe karrierë të punës.