Vrasja e fëmijës në Fier ka shkaktuar një tollovi ndjenjash dhe emocionesh, ku mbi të gjitha shquhet hakmarrja. Është e kuptueshme që një ndjenjë e këtillë shpage të vijë nga të afërmit e fëmijës, sepse kobi që ata i ka zënë kërkon me ngulm një fund, kërkon një farë zgjidhjeje, sepse gjithkush do donte t’i binte për shkurt.
Por, në shumë faqe me autoritet apo njerëz me shumë zë në opinionin publik po hidhen receta rekomandimesh të tipit: “të varet në litar!”, “plumbin ballit!”, kurse ata më të sjellshmit kërkojnë kthimin e dënimit me vdekje. Njerëzit që kanë qasje në publik, të cilët kanë me qindra-mijëra ndjekës, nuk mund ta bëjnë këtë, sepse çelin një shteg për një barbari të dytë, siç është “plumbi del me plumb” apo ndjellja e hakmarrjes dhe vetëgjyqësisë. Këta njerëz, qofshin artistë të njohur, kanë përgjegjësi të veçantë, pasi ndiqen nga qindra-mijëra dhe besohen nga qindra-mijëra. Shumë prej ideve të tyre, qofshin marroke apo të cekëta sa një gisht ujë, mund të kthehen në udhërrëfyese për dikë, i cili mund të marrë alltinë dhe të bëjë çudinë, sepse me të vetën po vendos drejtësi.
Madje, kjo gjendje e krijuar u shfrytëzua nga Edi Rama që të bënte atë që di të bëjë më mirë: ta shpërqendrojë vëmendjen dhe ta çojë në një diskutim shterpë të planit të dytë, siç është “dënimi me vdekje” dhe kurrkush mos të merret me gjendjen mjerane të parandalimit të krimeve nga policia, vendimet kriminale të gjyqtarëve, poshtërsitë e qeverisë dhe kështu me radhë.
Për ata që nuk e dinë, dënimi me vdekje në Shqipëri është hequr falë një nisme të kryetarit të dikurshëm të Kuvendit të Shqipërisë, Pjetër Arbnori. Njeriu që u “kalb” burgjeve të komunistëve ndërmori një aksion të mirëfilltë politik për këtë, duke bërë një punë të madhe për demotivimin e vetëgjyqësisë dhe hakmarrjes. Ai besonte se drejtësinë e vendosin vetëm institucionet dhe jo robi. Ai besonte se jetën ta dhuron Zoti dhe vetëm ai ka të drejtë ta marrë. Ai besonte se marrja e hakut është një proces që kurrë nuk mund të vihet nën kontroll.
Dënimi i fundit me vdekje ka qenë ai për vrasësit e Libofshës në mes të Fierit. A mund të na thotë kush se cili u tremb prej tij, përderisa shqiptarët vranë e prenë dhe më tej? Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë vendi tipik, ku mund të shihen “frytet” e dënimit me vdekje. Shtetet që e kanë ende atë nuk kanë një numër më të vogël vrasjesh se shtetet që nuk e kanë. Në një vend si Shqipëria që gjithë-gjithë është sa një lagje e një metropoli amerikan, nuk ka nevojë për litar, plumb apo gijotinë. Vend i vogël, dy gisht territor, gjindje e pakët. Nuk ka asnjë arsye pse mos të jetojë e tërë Shqipëria në qetësi sikur me qenë Islandë. Por çfarë na duhet?
Nëse do të kishim një polici që nuk komandohet nga banditët, nëse do të kishim një polici që shefat nuk trafikojnë drogë dhe porosisin vrasje, kjo do të na duhej dhe do të na kthente rendin.
Nëse do të kishim një sistem gjyqësor që do të jepte drejtësi dhe nuk do të ndëshkonte vetëm “pemëthymin”, kjo do të na duhej dhe do na kthente paqen.
Nëse do të kishim një qeveri pa cuba, pa dallkaukë, pa kriminelë, pa gjakpirës, dhunues fëmijësh, grash e burrash, kjo të na duhej dhe do të na falte prosperitet.
Asgjë nga këto nuk kemi. Kemi vetëm këngëtarë që kërkojnë publikisht kthimin e dënimit me vdekje. Pra, kemi një vërrë në ujë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën