LAJMI I FUNDIT:

Dënimi i Karaxhiqit, kryelajm i mediave botërore (Foto)

Dënimi i Karaxhiqit, kryelajm i mediave botërore (Foto)

Të gjitha mediat botërore kanë raportuar si top lajm seancën e gjykimit të Radovan Karaxhiq në Tribunalin e Hagës, i cili u dënua me 40 vjet burg për shkak të gjenocidit të kryer ndaj boshnjakëve në Srebrenicë.


Me 5

BBC si një prej lajmeve kryesore e kishte vënë gjykimin e Karaxhiq i cili është shpallur fajtor për gjenocid dhe luftë kundër njerëzimit, transmeton Telegrafi.

Me 4

Sipas BBC, gjykimi i Karaxhiqit ka qenë një “nga gjykimet më të rëndësishme për krime lufte që nga Lufta e Dytë Botërore”.

Me 3

Derisa e përditshmja britanike “The Guardian”, në artikullin e saj shkruante se Karaxhiq “ish-psikiatri dhe politikani karizmatik” me frizurën e tij karakteristike, është zyrtari më i lartë në Ballkan i cili po gjykohet nga Tribunali i Hagës.

Me 2

Për Karaxhiqin i njohur si “kasapi i Bosnjës” i cili është përballur me 11 akuza për krime lufte, përfshirë gjenocid dhe krime kundër njerëzimit, ka raportuar edhe CNN. /Telegrafi/

Me 1