LAJMI I FUNDIT:

Dëmtohet gypi, mbesin pa ujë një pjesë e lagjes “Ulpiana”

Dëmtohet gypi, mbesin pa ujë një pjesë e lagjes “Ulpiana”

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se një pjesë e lagjes “Ulpiana” do të mbetet sonte pa ujë.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se kjo ka ndodhur pas defektit që ka pasur një gyp i ujit në lagjen “Ulpiana”, transmeton Telegrafi.


“Për shkak të një defekti të papritur në gypin e ujit, në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit’ në lagjen ‘Ulpiana’ në Prishtinë, sonte nga ora 20:30 pa furnizim me ujë do mbesin konsumatorët e një pjese të lagjes ‘Ulpiana’, rruga ‘Dëshmorët e Kombit’ deri te lagjet mbrapa Spitalit Amerikan”, thuhet në njoftim.

Më tej, në njoftim thuhet se ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit janë në vendin e ngjarjes dhe se furnizimi rikthehet pas sanimit të defektit./Telegrafi/