LAJMI I FUNDIT:

Dëmtohet gypi, mbesin pa ujë disa lagje në Prishtinë

Dëmtohet gypi, mbesin pa ujë disa lagje në Prishtinë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se është dëmtuar një gyp dhe se pa ujë do të mbesin  lagjja “Nic”, lagjja “Veternik” pjesët kah lagjja ” Qëndresa”, Çagllavica dhe fshati Miradi.

Në njoftim thuhet se rasti ka ndodhur rreth orës 20:00.


“Punimet individuale, gërmimet private shpeshherë po krijojnë probleme në sistemin e rrjetit të ujësjellësit. Para pak çastesh, rreth orës 20:00, është dëmtuar gypi i ujit me diametër fi 250 mm në lagjen ” Nic”, nga disa gërmime private. Me këtë rast, ne do e ndërprejmë furnizimin me ujë nga ai gyp, deri në sanimin e defektit, i cili defekt merr kohë deri ditën e nesërme për shkak të ndërlikueshmërisë së rastit”, thuhet në njoftim.

Pa furnizim me ujë të pijshëm mbesin: Lagjja” Nic”, lagjja” Veternik” pjesët kah lagjja ” Qëndresa”, Çagllavica dhe fshati Miradi. /Telegrafi/