LAJMI I FUNDIT:

Demi – Horoskopi vjetor për 2023

Demi – Horoskopi vjetor për 2023

Parashikimi për dashurinë, punën dhe shëndetin

Ky vit është i mbushur me vendime të rëndësishme, si në planin personal ashtu edhe në atë profesional.


Horoskopi vjetor zbulon se gjëja më e rëndësishme nuk është të kesh frikë nga ndryshimet, por të dorëzohesh në atë valë dhe të shohësh se çfarë ka përgatitur fati për ty. Kjo nuk do të thotë që ju duhet të hiqni dorë nga kontrolli ose të mos merrni përgjegjësi për veprimet tuaja, por që nuk duhet t’i rezistoni gjërave që vijnë dhe mund të ndryshojnë jetën tuaj, transmeton Telegrafi.

Puna

Ju jeni një nga shenjat që i keni mbijetuar realisht “tërmetit” në të gjitha fushat në tre vjetët e fundit, sepse gjithçka ka ndryshuar, ndërsa nuk jeni mësuar dhe as nuk dëshironi më kaq shumë ndryshime. Mirëpo, e keni kuptuar shumë që ato ndryshime ishin të domosdoshme.

Marsi dhe Merkuri retrograd deri më 19 janar do të ndikojnë në gjendjen tuaj financiare, andaj është e paktë të thuhet që po pësoni humbje apo po prisni para të cilat nuk po arrijnë. Duke lëvizur planetët përpara, ju pas 19 janarit mund të prisni stabilizim.

Muaji mars, për shkak të Jupiterit te Dashi dhe Venera në të njëjtën shenjë mund t’ju sjellë zgjidhje të çështjeve të trashëgimisë apo të fitimit të një shumë më të madhe parash për një projekt të caktuar i cili për ju është i rëndësishëm. Pozicioni i Saturnit tek Ujori deri më 7 mars përfaqësoi një pikë kthese në karrierën tuaj për tre vjetët e fundit dhe që nga ajo datë do të kuptoni se për çfarë ishin të gjitha vështirësitë me të cilat jeni përballur vitet e fundit. Në qoftë se ndryshimet e caktuara nuk kanë ndodhur, kini parasysh që situata juaj në biznes duhet patjetër të ndryshojë deri më 7 mars 2023, në mënyrë që të filloni një cikël të ri jetësor.

Lehtësimi që po e prisni tashmë disa vite zyrtarisht vjen nga ai moment, sepse Saturni hyn te Peshqit dhe ju sjell më shumë shpërblime dhe përkrahje nga miqtë. Do të takoni personat e duhur të cilët mund t’ju ndihmojnë në biznes.

16 maji është datë shumë e rëndësishme për ju, sepse Jupiteri, planet i lumturisë dhe i mirëqenies, hyn në shenjën tuaj dhe sjell raste të bukura në pjesën e dytë të vitit 2023. Ato janë gjasa për avancim dhe ndryshime pozitive, jo vetëm në biznes, por edhe në planin personal. Kështu që nuk duhet të shqetësoheni, sepse viti 2023 për ju ka përgatitur një kthesë pozitive. Në esencë, e gjitha që ju duket e vështirë duhet të bëni durim deri në muajin mars, kur do t’ju arrijnë ndryshime të mëdha.

Venera retrograde nga 23 korriku deri më 4 shtator ju paralajmëron që të mos merreni me patundshmëri, sepse dikush lehtë mund t’ju mashtrojë. Nuk është moment i mirë të investoni para në blerje të banesës apo të merrni kredi në atë interval kohor.

Shëndeti

Urani tek shenja juaj do t’ju mësojë të ndryshoni shprehitë, andaj nën ndikimin e ritmit të shpejtë keni lënë pas dore rutinën tuaj ditore.

Gjysma e parë e vitit është shumë kritike, sidomos për ata që kanë probleme me shpinën ose probleme me presionin. Është e rëndësishme të ndryshoni stilin dhe stilin e jetesës. Kjo vlen më së shumti për ata pjesëtarë të kësaj shenje që preferojnë ëmbëlsirat dhe ushqimet e padëshiruara. Demi njihet si gustator i madh, por kjo mund t’u kushtojë atyre për sa i përket shëndetit.

Provoni të gjeni ekuilibrin, sepse në pjesën e dytë të vitit 2023 do të dëshironi më shumë që të merreni me kulinari dhe të kënaqeni në ushqim.

Nga marsi 2023 gjendja juaj shëndetësore do të jetë më e qëndrueshme, por do të mund të shtoni peshë trupore.

Dashuria

Për shkak të Marsit retrograd situata në planin emocional nuk është e mirë. Ju rrallë merrni informacione nga e kaluara dhe gjithnjë e më shumë nuk i kuptoni njerëzit që ju interesojnë. Esenca qëndron në komunikimin e keq, i cili do të zgjidhet nga mesi i janarit 2023.

Për fat të mirë, jo të gjithë Demit do të duhet ta përballojnë këtë. Nëse mendoni se lidhja juaj është në rrezik, nuk do të ishte ide e keqe të udhëtoni diku. Në këtë mënyrë ju mund të fitoni kontrollin mbi lidhjen tuaj. Megjithatë, mos jini shumë të ngurtë dhe kërkues me partnerin tuaj. Jeni shumë të ashpër me veten, por kjo nuk do të thotë që duhet ta ngulfatni veten ose ta bëni partnerin tuaj të ndihet fajtor.

Në muajin mars ka mundësi t’ju ndodhë një sekret apo një dashuri e ndaluar. Do të jetë për ju një sfidë e madhe, mirëpo do të keni humor aventurieri. Urani në shenjën tuaj sjell ndryshime revolucionare, andaj keni një shikim ndryshe në komunikimin nëpërmjet rrjeteve shoqërore dhe internetit, që do të thotë se edhe njohjet e tilla merren parasysh.

Kur më 16 maj Jupiteri të hyjë në shenjën tuaj, do t’ju sjellë takime të rëndësishme. Shumë pjesëtarë të shenjës suaj mund të vendosin të martohen apo të bashkëjetojnë.

Pjesa e dytë e vitit 2023 për ju është premtuese. Nuk përjashtohet që do të dashuroheni si kurrë më parë në jetë, por njëherësh edhe do të zbulojë forcën e njohjeve nëpërmjet rrjeteve shoqërore.

Në muajt korrik dhe gusht do të keni mundësi të ripërtërini romancën e vjetër, por do ta kuptoni që ajo nuk është zgjidhja e duhur.

Mbështetuni në ndikimin e Jupiterit nga 16 maji, i cili do t’ju sjellë surpriza të mëdha në dashuri, bile edhe dashuri serioze. Disa Dema do të vendosin për zgjerim të familjes. /Telegrafi/