Nuk mund ta mohojmë faktin se stresi është pjesë normale e jetës sonë të përditshme, e as në periudhën e shtatzënisë nuk ndryshon ky fakt.
Por, shkencëtarët theksojnë se stresi te shtatzënat mund të ndikojë në zhvillimin dhe inteligjencën e bebes, e madje mund të shkaktojë edhe probleme tjera më vonë në jetë, transmeton Telegrafi.
Si ndodh kjo?
Stresi mund të shkaktojë që të lindni më herët dhe bebja të ketë peshë të vogël
Mirëqenia e bebes është brenga kryesore që e shoqëron çdo nënë në pritje, dhe këto brenga mund të shndërrohen në stres të vërtetë. Por, në mënyrë paradoksale, gjëja e parë që duhet ta bëni për të pasur një bebe të shëndetshme është të qetësoheni.
Ekspertët thonë se paaftësia për t’u përballuar me situata stresuese kontribuon në rrezikun që të lindni para kohe ose që bebja të ketë peshë të ulët.
Stresi ndikon në inteligjencën dhe zhvillimin e trurit të bebes
Shkencëtarët kanë zbuluar se nivelet e larta të kortizolit mund ta ulin nivelin e inteligjencës së fëmijës.
Ata gjithashtu kanë konfirmuar se stresi i përjetuar gjatë shtatzënisë mund të ketë ndikim edhe në zhvillimin e trurit të fëmijës.
Një studim, i kryer nga universiteti shtetëror Wayne, ka zbuluar se stresi i nënës ndikon në lidhjen e trurit dhe në organizimin e sistemeve të funksioneve neurale, duke i bërë më pak efikase.
Stresi i shtatzënës ia rritë fëmijës nivelet e frikës dhe ankthit
Dr. Elysia Davis nga universiteti Denver thotë se nivelet e larta të kortizolit te nënat shtatzëne e bëjnë fëmijën më të rrezikuar nga stresi në të ardhmen.
Madje, kjo gjë vërtetohet thuajse menjëherë pasi të porsalindurit i merret gjaku në spital.
Si bebe, ata përjetojnë frikë më të madhe kur ekspozohen në sfida të thjeshta siç është futja e një personi të huaj në dhomë ose kur një top shkon në drejtim të tyre. Në rrethana normale, fëmija do të luante me gëzim me top, por fëmijët që kanë pasur nëna me stres gjatë shtatzënisë mund të frikësohen në ato momente. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëA mund t’ju bien flokët nga përdorimi i tharësit të flokëve
Maska më e mirë kundër zbokthit
Thonë se nuk ka grua më të bukur se ajo në planet: Bën seks katër herë në ditë
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
Rregullat e modës që nuk duhet të ndiqni kurrë
Mami! Po më dhemb koka!
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert