LAJMI I FUNDIT:

Dembele gjashtë muaj jashtë fushave – humb këtë sezon te Barcelona, por edhe Kampionatin Evropian me Francën

Dembele gjashtë muaj jashtë fushave – humb këtë sezon te Barcelona, por edhe Kampionatin Evropian me Francën

Ousmane Dembele jo vetën që ka humbur sezonin aktual te Barcelona, por do të mungojë edhe në fillim të sezonit të ardhshëm.

Sulmuesi francez iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale në Finlandë dhe sipas njoftimit zyrtar të klubit, do të duhen gjashtë muaj që ai të kthehet në fushë.


Dembele mund të jetë i gatshëm për lojë në fund të gushtit ose në fillim të shtatorit, atëherë kur fillon edicioni i ardhshëm.

“Lojtari i ekipit të parë, Ousmane Dembéle, i është nënshtruar me sukses operacionit në qytetin Turku, Finlandë, ku u operua nga Dr. Lasse Lempainen në tendinën e këputur të bicepsit të kofshës së djathtë. Francezi do të qëndrojë jashtë për rreth 6 muaj”.

“Sulmuesi po vijonte fazën e riaftësimit nga dëmtimi në kofshë, kur u detyrua të tërhiqej nga një seancë stërvitore në Ciutat Esportiva javën e kaluar. Testet pasuese konfirmuan një këputje të plotë të tendinës të këmbës së tij të djathtë”, thuhet në njoftimin e klubit.

Ai me shumë gjasa do ta humbasë Kampionatin Evropian në këtë verë.

Dembele prej kalimit te Barcelona ka hasur në probleme të mëdha, si ato të adaptimit, por edhe lëndimet e njëpasnjëshme. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Në fushë, zhveshtore dhe rrugë – pamje nga festa madhështore e Scudettos së 20-të të Interit

Në fushë, zhveshtore dhe rrugë – pamje nga festa madhështore e Scudettos së 20-të të Interit

Serie A
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon trajnerin favorit për ta zëvendësuar Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon trajnerin favorit për ta zëvendësuar Kloppin

Premier League
Humbja nga Reali sjell diçka të mirë te Barcelona, Xavi merr vendimin e madh?

Humbja nga Reali sjell diçka të mirë te Barcelona, Xavi merr vendimin e madh?

La Liga
Nga xhirimi i ngadalësuar, duket se shuhen dilemat se a ishte gol apo jo gjuajtja e Yamal

Nga xhirimi i ngadalësuar, duket se shuhen dilemat se a ishte gol apo jo gjuajtja e Yamal

La Liga
Kalo në kategori