LAJMI I FUNDIT:

Deliu-Kodra thotë se Qeveria Kurti po bën përpjekje që të sulmojë institucionet e pavarura

Deliu-Kodra thotë se Qeveria Kurti po bën përpjekje që të sulmojë institucionet e pavarura

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Blerta Deliu-Kodra i përmendi zëvendëskryeministrit të parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog Besnik Bislimi disa raste të korrupsionit gjatë mandatit të qeverisë Kurti.

Deliu tha se qeveria aktuale po bën përpjekje që të minojë demokracinë si dhe t’i sulmoj institucionet e pavarura.


“Kosova ende vazhdon të përballet me sfidat e saj të luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit, dhe shih këtu rastet e fundit jo vetëm të Berishajt, por edhe rastet e fundit në KEK, arrestimet e fundit në KEK, ku ne kemi përballje të rëndë në institucionet e Kosovës me korrupsion dhe çka është më e rëndë kemi përpjekje të qeverisë që të gjykojë institucionet e drejtësisë, prokurorinë e gjykatat.

Bislimi lavdëroi punën e qeverisë, opozita ia përmend rastin e Martin Berishajt dhe skandalet me korrupsion
Lexo po ashtu Bislimi lavdëroi punën e qeverisë, opozita ia përmend rastin e Martin Berishajt dhe skandalet me korrupsion

Ju e përmendët që raporti i fundit potencon përpjekjet e Kosovës në forcimin e demokracisë, por këtu kam vërejtje. Asnjëherë nuk ka pas përmbysje më të madhe të institucioneve demokratike në vend se sa tash që qeveria bën përpjekje që të minojë demokracinë, t’i sulmoj institucionet e pavarura. E përmendët mediumin publik, ne i dimë interferimet e fundit, i dimë zgjedhjet se kush është sot drejtor në RTK, kush është në ndërmarrjet e bordeve publike, nuk mund të marrim pafundësisht merita se këto institucione sot janë në pozitë të mirë pas ballafaqimit që e ndjejmë sot çdo ditë”, ka thënë Deliu-Kodra, raporton Telegrafi.

Ajo po ashtu tha se viti i ardhshëm do të jetë vit i lëvizjes së lirë, por siç tha ajo aktualisht po shihet ikja e madhe e të rinjve si dhe të mjekëve e intelektualeve nga vendi.

Ndërkaq, Bislimi tha se si është e mundur që prokuroria merret vetëm me menaxherin e KEK-ut dhe jo me 30 raste të tjera të deponuara në Prokurorinë e Kosovës.

“Pajtohem se në Kosovë ka përpjekje të shtimit të luftimit për korrupsionin. Ne nuk kemi thënë që e kemi çrrënjos korrupsionin, por jemi të vetëdijshëm që një pjesë e luftimit të korrupsionit i bie institucioneve që janë të pavarura. Për shembull ne mendojmë që ka shumë korrupsion në KEK dhe jemi të vetëdijshëm që diku 30 raste të tilla janë deponuar në prokurori nga ana e menaxhmentit të KEK-ut, por ja që s’ka interes politik të një institucioni politik siç është prokuroria e Kosovës që të merret me këto raste, por ka interes që të merret vetëm me rastin e menaxherit i cili nga një kompani që ka operuar me humbje ka sjell një kompani me 107 milionë euro profit”, ka thënë Bislimi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Kalo në kategori