LAJMI I FUNDIT:

Bislimi lavdëroi punën e qeverisë, opozita ia përmend rastin e Martin Berishajt dhe skandalet me korrupsion

Bislimi lavdëroi punën e qeverisë, opozita ia përmend rastin e Martin Berishajt dhe skandalet me korrupsion

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog Besnik Bislimi gjatë raportimit në Komisionin për Integrim Evropian, u përball me kritika nga anëtarët e këtij komisioni të partive opozitare.

Kryesuesja e Komisionit për Integrime Evropiane, Rrezarta Krasniqi nga radhët e Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka kritikuar qeverinë Kurti.


Krasniqi tha se në këtë qeveri ka korrupsion, duke përmendur dhe rastin e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

Kryesuesja e Komisionit për Integrime Evropiane, Rrezarta Krasniqi nga e radhët Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK)

“Nuk kam aspak mendim të mirë për këtë qeveri, sepse korrupsioni po shihet, d.m.th kontratat një burimore, aty flet sa ka korrupsion kjo qeveri. Plus Martin Berishaj ka dal nëpër media ndërkombëtare dhe e përfaqëson Kosovën në Kroaci, një ambasador me një mega skandal që ka bërë, e dini shumë mirë”, ka thënë Krasniqi.

Ndërkaq, i menjëhershëm ishte reagimi i Bislimit duke thënë se rasti i Martin Berishaj është konstrukt artificial i ndërtuar nga subjektet politike në Kosovë.

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog Besnik Bislimi

“Nuk ka asnjë proces gjyqësor të nisur kundër tij, është e paturpshme se si zvarritet emri i një intelektuali të shquar si Martin Berishaj, me shpresë se mund të nxjerrin ndonjë beneficion politikë, apo përfitim politik. Sikur Berisha të kishte ndonjë dënim të përmbaruar atëherë mund të flisnim, por është dokumentuar qartë se nuk ka asgjë të vërtetë në to”, ka thënë Bislimi.

Ndryshe, ai gjatë raportimit të tij shpalosi të arriturat siç është edhe liberalizimi i vizave për Kosovën si dhe procese të tjera që janë në shqyrtim e sipër. /Telegrafi/