Delfini për spiunime të ushtrisë ukrainase, i aftë për të bartur bomba dhe sulmuar zhytësit, ka ngordhur nga uria për shkak se refuzoi të marrë shqimin e ofruar nga rusët, pohon Kievi zyrtar.
Delfinët ishin trajnuar për të marrë pjesë në misione të marinës në ushtrinë e Ukrainës.
Ata kishin aftësi për të dërguar bomba në anije dhe për të sulmuar zhytësit me thika.
Delfinët u kapën nga Rusia gjatë aneksimit të Krimesë në vitin 2014.
Lajmi është bërë i ditur nga Borys Babin, përfaqësues i qeverisë së Kievit në Krime, sipas të cilit njëri nga delfinët e kapur ngordhi pasi nuk deshi të ha ushqimin e “pushtuesve”.
Ushtria ka zhvilluar njësinë sekrete të delfinëve që nga vitet e shtatëdhjeta të shekullit të kaluar.
“Delfinët e trajnuar nga forcat detare ukrainase në Sevastopol, mund të komunikojnë me trajnerët e tyre përmes fishkëllimave të veçanta”, tha Babin për mediat ukrainase.
Ndryshe, Bashkimi Sovjetik kishte nisur trajnimin e delfinëve me hundë shisheje si asete detare që nga koha e Luftës së Ftohtë në portin kryesor të Detit të Zi të Sevastopolit, në vitin 1973.
Pas shpërbërjes së BRSS-së, ata ishin bërë pjesë e marinës së Ukrainës në fillim të viteve të nëntëdhjeta.
Disa besojnë se Moska po planifikon të ushtrojë delfinët për t’u bërë ushtarë.
Një burim i tha agjencisë ruse të lajmeve RIA Novosti se inxhinierët po zhvillojnë një teknologji të re të akuariumit për programe të reja që do të përdorë më me efikasitet delfinët nën ujë.
Pas aneksimit të Krimesë nga Rusia, delfinët luftarakë mbetën nën kontrollin e Kremlinit së bashku me të gjitha 193 njësitë ushtarake në rajon. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale
SHBA vendos veto ndaj kërkesës së Palestinës për anëtarësim në OKB
Shiu i madh përfshiu Dubain - rrugë të përmbytura, fluturime të anuluara
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Notat e lojtarëve, Man City 1-1 Real Madrid: Lunin heroi i mbretërve
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë
Sir Alex Ferguson i ofroi lojtarit të Man United 100 mijë euro për t'u tërhequr nga futbolli
Hisen Berisha 'ngacmon' Adelina Ismailin në emision: "Ushtrinë time do ta bëj" ma ke kushtuar mua, sepse po e bëja ushtrinë në atë kohë
Mbretër për Ligën e Kampionëve, Real Madridi fiton ruletin e penalltive dhe eliminon kampionin