LAJMI I FUNDIT:

Delawie: Duhet më shumë punë për uljen e tensioneve Kosovë-Serbi

Delawie: Duhet më shumë punë për uljen e tensioneve Kosovë-Serbi

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie, deklaroi sot se ka nevojë edhe për më shumë punë për të ulur tensionet midis Kosovës dhe Serbisë, dhe për të normalizuar marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve.

“Shpresoj se kjo fundjavë do të shihet si një pikë kthese pozitive. E pranoj se kjo ka qenë një fundjavë e vështirë. Vlerësoj përpjekjet për të siguruar sigurinë. Protesta paqësore do të tregonte më mirë Kosovën që njoh”, tha diplomati amerikan në një status në rrjetin Twitter.


Gjithashtu, Ambasadori i SHBA-së në Beograd Kyle Scott tha se tensionet gjatë vizitës së presidentit Aleksandër Vuçiq në Kosovë theksojnë nevojën për kompromis dhe normalizimin e marrëdhënieve.

Në mesazhin e tij në Twitter, diplomati amerikan theksoi se barrikadat në rrugë penguan vizitën e planifikuar të Vuçiqit në fshatin Banjë, por ishte mirë që pjesa tjetër e vizitës kaloi pa incidente.

“Tensionet gjatë vizitës së Vuçiqit në Kosovë edhe njëherë theksojnë nevojën për kompromis dhe normalizimin e marrëdhënieve. Është dëm që barrikadat në rrugë  penguan vizitën e planifikuar të presidentit në fshatin Banja, por është mirë që pjesa tjetër e vizitës së tij të rëndësishme në Kosovë ka vazhduar pa incidente”, shkruan Scott./Telegrafi

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori