LAJMI I FUNDIT:

Del Piero lavdëron Conten: Do ta fitoj titullin në Angli

Del Piero lavdëron Conten: Do ta fitoj titullin në Angli
Jonathan Moscrop / LaPresse 13 05 2012 Torino ( Italia ) Sport Calcio Juventus vs. Atalanta - Serie A Tim 2011/2012 - Juventus Stadium Nella foto: festeggiano con lo scudetto del 2011-2012 nello spogliatoio Jonathan Moscrop / LaPresse 13 05 2012 Turin ( Italy ) Sport Soccer Juventus versus Atalanta - Italian Serie A Soccer League 2011/2012 - Juventus Stadium In the Photo: Juventus's celebrate with the Serie A winners' trophy in the dressing room

Ish-sulmuesi i Juventusit, Alessandro Del Piero thotë se Antonio Conte mund të fitoj titullin e Ligës Premier në sezonin e tij të parë te Chelsea.

46-vjeçari është i vendosur për të filluar punën në Stamford Bridge këtë muaj pas marrjes së një pushimi, pasi vetëm pak më parë u eliminua nga Euro 2016 me Italinë, ku arriti në çerekfinale.


Chelsea, kampionët në 2014-15, zhvilluan një sezon të zymtë në vitit e kaluar, duke përfunduar në vendin e 10-të dhe duke dështuar për të fituar ndonjë trofe.

Por, Del Piero, i cili ka fituar pesë tituj të Serie A dhe Ligën e Kampionëve së bashku me Conten gjatë karrierës së tij te Juve, nuk ka dyshim se trajneri italian mund të sfidojë për vendet e para në atë që premton të jetë një garë duke kontestuar titullin.

“Ai është një djalë i mirë, ai do të punojë shumë”, ka thënë Del Piero në Sky Sports për Conten, i cili fitoi rresht tre tituj të ligës si trajner i Juves.

“Nëse ai ka një shans për të folur me lojtarët në mënyrë të drejtë, dhe në qoftë se ata e kuptojnë atë që ai dëshiron, Chelsea mund të ketë një sezon shumë të mirë dhe ndoshta të fitojë titullin”, përfundoi ish-sulmuesi italian. /Telegrafi/