LAJMI I FUNDIT:

Del Piero: Italia mund të arrijë deri në gjysmëfinale të Euro 2020, Franca favorite për ta fituar Evropianin

Del Piero: Italia mund të arrijë deri në gjysmëfinale të Euro 2020, Franca favorite për ta fituar Evropianin

Alessandro Del Piero beson se Kombëtarja e Italisë mund të arrijë në katër vendet e para të Euro 2020, por asnjë ekipi nuk ka talentin, cilësinë dhe përvojën e Francës.

Azzurrët janë të pamposhtur që nga shtatori i vitit 2018 dhe shkojnë në Kampionatin Evropian me tetë fitore radhazi, përfshirë fitoren e mbrëmshme 4-0 në miqësore kundër Republikës Çeke.


“Ne duhet të presim një fazë të mirë në grupe dhe të përpiqemi ta ndërtojmë atë, atëherë gjithçka mund të ndodhë në raundet e eliminimit”, ka thënë fillimisht Del Piero për Sportweek.

Mancini: Dua ta fitoj Evropianin me Italinë, nuk largohem së paku deri në Botëror
Lexo po ashtu Mancini: Dua ta fitoj Evropianin me Italinë, nuk largohem së paku deri në Botëror

“Unë them se kemi potencial për të arritur në katër vendet e para, dhe Roberto Mancini kurrë nuk iu shmang as kësaj”.

“Nga ana tjetër, duhet të kujtojmë se Italia nuk ka luajtur një turne të madh për pesë vjet. Është gjithashtu shumë e vështirë të bësh parashikime për një garë që vjen pas një sezoni anormal, me COVID, ndeshjet e shpeshta dhe pa trajnime para-sezonale vitin e kaluar. Nivelet e fitnesit do të sjellin një ndryshim të madh”.

Superkompjuteri parashikon shanset e të gjitha kombëtareve për ta fituar Euro 2020 – favorizohet Franca, ‘injorohet’ Anglia
Lexo po ashtu Superkompjuteri parashikon shanset e të gjitha kombëtareve për ta fituar Euro 2020 – favorizohet Franca, ‘injorohet’ Anglia

Kur bëhet fjalë për zgjedhjen e fituesit të Euro 2020, Del Piero nuk mund të shikojë përtej ‘Les Bleus’.

“Askush nuk ka talent, cilësi dhe përvojë – të gjitha së bashku – të Francës, të cilët janë gjithashtu fitues aktual të Kupës së Botës”, përfundoi italiani. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

La Liga
Kalo në kategori