Sulmuesi u largua nga klubi në vitin 2012 pas mbi 700 paraqitjesh dhe pasi u bë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në klub. Ai tash luan Superligën indiane për Delhi Dynamos.

“Gjithmonë kam dashur kujtimet e mia te Juve të jenë të mira. Ajo çfarë kam përjetuar te Juventusi ishte e mahnitshme dhe e veçantë, dhe kështu edhe mbetet”.


“Lidhja ime me Juven gjithmonë do të jetë e mrekullueshme, por nuk e di çfarë do të ndodhë në të ardhmen”.

“Do të rikthehem në Itali herët a vonë, më mungon Italia. Kam shtëpi atje, nënën time, vëllain tim, miqtë e mi...”.

“Ne do të shohim se çfarë do të jetë roli i im. Pa përmendur rolet e mundshme, lidhja ime me Juven kurrë nuk do të ndryshojë, është një lidhje e fuqishme dhe do të jetë e tillë përgjithmonë”, ka thënë Del Piero. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app