LAJMI I FUNDIT:

Del në shitje i vetmi Mercedes që ka ngjyrë fildishi (Foto)

Del në shitje i vetmi Mercedes që ka ngjyrë fildishi (Foto)

Mund të bëhet i juaji për 400 mijë euro

Është i vetmi Mercedes-Benz SLR, që ka ngjyrën e fildishit, transmeton Telegrafi.


Makinës së prodhuar më 2009, i janë monitoruar të gjitha detajet nga zyrtarët e prodhuesit gjerman, përfshirë edhe tavanin kuq e zi, si dhe enterierin që ka të njëjtat nuanca.

Kjo veturë ishte porositur në Kanada, pastaj është blerë në Shtetet e Bashkuara, ku për disa kohë qëndron në Floridë.

Nën kapak ka motorin me 5.5-litra, që prodhon 617 kuajfuqi, duke i mundësuar që shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë, ta arrijë për 3.8 sekonda.

Ka gjendje shumë të mirë, përfshirë edhe shtesat origjinale si frenat e qeramikës, me disqet e mëdha në pjesën e rrotave.

Hapja pa çelës, timoni i veçantë, ulëset me fibra, si dhe shumë shtesa tjera, kanë bërë që shitësi ta shesë për 400 mijë euro, që konsiderohet të mos jetë shumë aq e lartë. /Telegrafi/