LAJMI I FUNDIT:

Del në shitje një Ford Fiesta ST e modifikuar për gara nga Hoonigan

Del në shitje një Ford Fiesta ST e modifikuar për gara nga Hoonigan

Ishte përgatitur për SEMA, derisa tani e ka një çmim

Ford Fiesta ST është larguar prej prodhimit, megjithatë nuk do të thotë se në treg nuk mund të gjinden makina, që janë së paku të dorës së dytë, transmeton Telegrafi.

Si zakonisht, në botën e automobilizmit, ka makina që i janë nënshtruar modifikimeve të ndryshme, duke kaluar nëpër shumë ekstreme. Kjo Ford Fiesta ST nuk ësht normale, mirëpo në kuptimin e mirë, meqenëse u modifikua nga Hoonigan, që të jetë pjesë e SEMA.

Shumë pjesë të makinës janë larguar, derisa disa u zëvendësuan me ato të Fista M5, i janë ndryshuar pjesët e pasme të të përparme, anësor i janë rrafshuar, ndërsa i janë zvogëluar dorezat.

Në mënyrë që të lëvizë sa më mirë, i është vënë motori 1.6 litra që prodhon deri në 327 kuaj fuqi, ndërsa për të punuar sa më lehtë, i është shtuar aerodinamika dhe pesha e përgjithshme e makinës.

Megjithëse ishte thënë se në këtë Ford Fiesta ST janë investuar 64 mijë euro, ka dalë në shitje për 46 mijë euro, ndërsa nuk mungojnë ofertat. /Telegrafi/