LAJMI I FUNDIT:

Del në ankand Toyota Supra e Paul Walker në “The Fast and the Furious”

Del në ankand Toyota Supra e Paul Walker në “The Fast and the Furious”
Paul Walker në pjesën e parë të "Fast and Furious" (Foto: Reuters)

Një makinë e drejtuar nga aktori Paul Walker në pjesën e parë të filmit “Fast and Furious” është në ankand në Las Vegas muajin e ardhshëm.

Makina ngjyrë portokalli e tipit Toyta Supra 1994, u shfaq në filmin “Fast and Furious” në 2001 dhe në atë të vitit 2003, sipas një njoftimi të bërë nga kompania Barrett-Jackson.


Barrett-Jackson thotë se ‘dokumentacioni i gjerë’ dhe një certifikatë tregojnë se makina ishte përdorur për xhirime të shumta të brendshme dhe të jashtme në filma.

Aktorët Vin Diesel dhe Paul Walker në një skenë nga filmi i vitit 2001 (Foto: CNN)

Supra është një model fabrike me një motor me gjashtë cilindra të linjës turbo dhe me një kambio automatike me katër shpejtësi.

Të gjitha lajmet nga Paul Walker
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Paul Walker

“Makina u ndërtua nga Eddie Paul në Shark Shop në El Segundo, CA, për filmin e parë”, sipas shtëpisë së ankandit.

Makina do të jetë në shitje si pjesë e ankandit të Barrett-Jackson më 17-19 qershor në Las Vegas.

Paul Walker në pjesën e parë të “Fast and Furious” (Foto: Reuters)

“Fast and Furious” ka gjeneruar miliarda dollarë me tetë filmat e publikuar deri më tani dhe një pjesë të nëntë që do të ketë premierën muajin e ardhshëm.

Walker ka luajtur në gjashtë nga shtatë filmat e parë, duke u shfaqur në të shtatin pas vdekjes së tij, pasi ndërroi jetë në një aksident me makinë në nëntor të vitit 2013 në moshën 40 vjeçare.

Ai ishte së bashku me mikun e tij, Roger Rodas dhe shkaku i vdekjes sipas raportimeve që u bënë ishte shpejtësia me të cilën kishin vozitur. /Telegrafi/

Paul Walker në pjesën e parë të “Fast and Furious” (Foto: Reuters)

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
Zbulohet finalisti i parë i Big Brother VIP Albania

Zbulohet finalisti i parë i Big Brother VIP Albania

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
“E di që ke rënë në dashuri”- Surprizë emocionuese për Heidin, takon nënën në një ‘udhëtim në Venecia’

“E di që ke rënë në dashuri”- Surprizë emocionuese për Heidin, takon nënën në një ‘udhëtim në Venecia’

Magazina
Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Magazina
Kalo në kategori