LAJMI I FUNDIT:

Deklaratat e Papa Françeskut për Ukrainën nxitën reagime të ashpra

Deklaratat e Papa Françeskut për Ukrainën nxitën reagime të ashpra

Deklaratat e Papa Françeskut që tha se Ukraina duhet të ketë “kurajo për ngritjen e flamurit të bardhë” në luftën e saj kundër Rusisë, ka nxitur një valë kritikash – duke kërkuar nga Vatikani që shpejt të sqarohen lidhur me komentet e liderit të Kishës Katolike.

“Mendoj se më i forti është ai që shikon ngjarjen, mendon për popullin dhe ka kurajo për flamur të bardhë – dhe negociata”, tha Françeku në një intervistë të regjistruar në shkurt me RSInë, transmetuesin zviceran.


Siç raporton Newsweek, një pjesë e kësaj interviste u publikua të shtunën, kurse i intervistuari përdor termin “flamuri i bardhë”, transmeton Telegrafi.

Shpërthim i fuqishëm në gazsjellësin rus – një “top i madh i zjarrtë” ngritet në qiell
Lexo po ashtu Shpërthim i fuqishëm në gazsjellësin rus – një “top i madh i zjarrtë” ngritet në qiell

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka thënë javën e kaluar se Ankaraja është e “gatshme të organizojë një samit të paqes” në të cilin do të merrte pjesë edhe Rusia, pas një takimi që lideri turk pati me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Kievi vazhdimisht ka theksuar se nuk do të negociojë me Moskën, dhe nuk do të pranojë që Rusia të marrë nën kontroll çfarëdo pjese të territorit të njohur ndërkombëtarisht si territor i Ukrainës.

Në anën tjetër presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se Ankaraja është “gati të organizojë një samit të paqes kur Rusia do të merrte pjesë në të.

Ky koment i tij  vjen pas takimit që pati me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky. E lideri ukrainas tha se në një samit të tillë “nuk sheh vend për Rusinë”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Zelensky thotë se ushtria ukrainase rrëzoi një aeroplan luftarak rus Su-25

Zelensky thotë se ushtria ukrainase rrëzoi një aeroplan luftarak rus Su-25

Evropa
Para luftës kishte 3 mijë banorë, sot fshati ukrainas është shndërruar në gërmadha – pamjet nga ajri e dëshmojnë këtë

Para luftës kishte 3 mijë banorë, sot fshati ukrainas është shndërruar në gërmadha – pamjet nga ajri e dëshmojnë këtë

Evropa

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Pamjet e një aksidenti të pazakontë në Britani - shoferi i dehur u përplas në ndërtesën e teatrit

Pamjet e një aksidenti të pazakontë në Britani - shoferi i dehur u përplas në ndërtesën e teatrit

Evropa
Kalo në kategori