LAJMI I FUNDIT:

Deklarata ndryshe e Shaqirit pas ndeshjes ndaj Francës është shndërruar në sensacion medial (Foto)

Deklarata ndryshe e Shaqirit pas ndeshjes ndaj Francës është shndërruar në sensacion medial (Foto)

Në ndeshjen ndërmjet Francës dhe Zvicrës nuk pati gola, mirëpo pati disa momente shumë interesante.

Katër fanella të shqyera dhe një top i shpërthyer. Granit Xhakës iu desh ta ndërronte dy herë fanellën, derisa edhe Admir Mehmedi dhe Breel Embolo patën të njëjtin problem.


xhaka

LEXONI PO ASHTU: Momenti kur Pogba ia shqyen fanellën Xhakës (Video)

Dhe për t’i dhënë një nuancë komike gjithë kësaj, shqiptari tjetër Xherdan Shaqiri ka dhënë një deklaratë mjaft interesante: “Shpresoj që Puma të mos prodhojë kondoma”.

shakio

GJITHASHTU LEXONI: Pas Xhakës edhe Mehmedit i shqyhet fanella (Foto)

Një zëdhënës i Pumas ka thënë se pesë skuadrat tjera që i kanë fanellat e kësaj kompanie nuk kanë pasur kurrfarë problemi dhe se aktualisht janë duke e hulumtuar materialin e fanellave të Zvicrës.

Valon Behrami nga ana tjetër e shpërtheu topin që ishte prodhim i Adidasit, ndërsa kjo lë për të dëshiruar, pasi një top i tillë kushton 135 euro. /Telegrafi/

MOS E HUMBNI: Behrami shpërthen topin (Foto/Video)