LAJMI I FUNDIT:

Deklarata e Vuçiqit për Kurtin dhe Gjukanoviqin, presidentja Osmani: Nuk pres asgjë nga një njeri që e përkrah Millosheviqin

Deklarata e Vuçiqit për Kurtin dhe Gjukanoviqin, presidentja Osmani: Nuk pres asgjë nga një njeri që e përkrah Millosheviqin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka vizituar komunën e Mitrovicës, ndërsa duke folur për sigurinë në rajon tha se Serbia me fjalë ka zgjedhur rrugën evropiane, por “me vepra është në rrugën e Putinit”. 

Presidentja Osmani e pyetur për deklaratën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq lidhur me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, rreth çështjes së armatimit tha se nuk pret asgjë nga një njeri që e përkrah kriminelin e luftës, Sllobodan Millosheviqin.


“Nuk pres asgjë nga një njeri që e përkrah Millosheviqin”, u shpreh Osmani gjatë një konference për media të mbajtur në Mitrovicë, bashkë me kryetarin e kësaj komune, Bedri Hamzën.

“Akoma nuk e ka dënuar asnjë nga krimet e Millosheviqit. Ne një ndër masakrat do ta përkujtojmë në Mitrovicë, deri në mes të qershorit ka përkujtime të masakrave. Një njeri që e vazhdon mendësinë e Millosheviqit, nuk presim të flasë me gjuhë të argumentuar”, shtoi ajo.

Blerja e armatimit nga Kina, Vuçiq i përgjigjet Kurtit dhe Gjukanoviqit: Lëreni Serbinë të qetë, duam ta mbrojmë vendin tonë
Lexo po ashtu Blerja e armatimit nga Kina, Vuçiq i përgjigjet Kurtit dhe Gjukanoviqit: Lëreni Serbinë të qetë, duam ta mbrojmë vendin tonë

Osmani foli edhe për armatimin e Serbisë, duke e quajtur shqetësuese, pasi sipas saj, Serbia nuk është e interesuar për stabilitet.

Presidentja Vjosa Osmani gjatë kësaj konference ka deklaruar se është interesuar që sa më parë të vizitojë edhe komunat në veri të vendit. Ajo ka theksuar se në këtë pjesë ka probleme të sundimit të ligjit, të cilat janë shkaktuar nga banda ilegale të financuara dhe mbështetura nga Serbia

Ndryshe, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të mërkurën i është drejtuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, duke ju kërkuar ta lënë Serbinë të qetë, pasi këta dy të fundit e akuzuan shtetin fqinj për blerjen armëve nga Kina.

“Lëreni Serbinë të qetë dhe mos e mashtroni opinionin. Serbia do ta ruajë paqen dhe stabilitetin dhe ne jemi krenarë për faktin se vetë duam ta mbrojmë vendin tonë”, ishte shprehur Vuçiq, në një konferencë për media./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Lajme

"Kushtëzimi" i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët nuk po kërkojnë asgjë çka nuk është dakorduar Kurti në marrëveshjen e Ohrit

Elfije Boletini
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

Lajme
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori