LAJMI I FUNDIT:

Deklarata bombë e ish-kreut të sigurisë hapësinore të Izraelit: Njerëzimi ka pasur kontakt me “Federatën Galaktike” të jashtëtokësorëve

Deklarata bombë e ish-kreut të sigurisë hapësinore të Izraelit: Njerëzimi ka pasur kontakt me “Federatën Galaktike” të jashtëtokësorëve

A ka kontaktuar shteti i Izraelit me jashtëtokësorët?

Sipas gjeneralit në pension izraelit dhe profesorit aktual Haim Eshed, përgjigjja është “po”, por kjo është mbajtur e fshehtë sepse “njerëzimi nuk është gati”.


Me një pretendim të tij janë marrë disa media të huaja, përfshirë edhe Jerusalem Post, sipas të cilit medium, përcjell Telegrafi, duke folur në një intervistë për “Yediot Aharonot” (një gazetë ditore kombëtare e botuar në Tel Aviv), Eshed – i cili shërbeu si shef i programit të sigurisë hapësinore të Izraelit për gati 30 vjet dhe është tri herë marrës i Çmimit të Sigurisë së Izraelit – shpjegoi se Izraeli dhe SHBA kanë punuar të dyja me jashtëtokësorët për vite të tëra.

Dhe kjo në asnjë mënyrë nuk u referohet “imigrantëve”, me Eshed që sqaron ekzistencën e një “Federate Galaktike”.

Ish-shefi i sigurimit hapësinor, 87-vjeçar, ka dhënë përshkrime të mëtejshme saktësisht “se çfarë lloj marrëveshjesh janë bërë midis jashtëtokësorëve dhe SHBA-së”, të cilat gjoja janë bërë sepse ata dëshirojnë të hulumtojnë dhe kuptojnë “strukturën e universit”.

Sipas tij, shkruan më tej Jerusalem Post, ky bashkëpunim përfshin një bazë të fshehtë nëntokësore në Mars, ku ka përfaqësues amerikanë dhe të jashtëtokësorëve.

Nëse është e vërtetë, vlerëson Jerusalem Post, kjo do të përkojë me krijimin e Forcës Hapësinore nga presidenti amerikan Donald Trump si dega e pestë e forcave të armatosura të SHBA-së, megjithëse është e paqartë se sa kohë ka vazhduar kjo lloj “marrëdhënie midis SHBA-së dhe aleatëve të saj jashtëtokësorë”.

Por Eshed insiston që Trump është i vetëdijshëm për ta dhe se ai ishte “në prag” të zbulimit të ekzistencës së tyre.

Sidoqoftë, “Federata Galaktike” thuhet se e ndaloi atë për ta bërë këtë, duke thënë se ata dëshironin të parandalonin histerinë masive pasi që ata mendonin se njerëzimi kishte nevojë të “evoluonte dhe të arrinte një fazë ku ne do të kuptojmë se çfarë është hapësira dhe anijet kozmike”, raportoi “Yediot Aharonot”.

Sa i përket asaj pse ai ka zgjedhur të zbulojë këtë informacion tani, Eshed shpjegoi se koha ishte thjesht për shkak të asaj se sa peizazhi akademik ka ndryshuar dhe për faktin se sa i respektuar është ai në akademi, përcjell Telegrafi.

“Nëse do të kisha dalë me atë që po them sot pesë vjet më parë, do të më kishin shtruar në spital”, shpjegoi ai për Yediot.

Ai shtoi se “sot, ata tashmë po flasin ndryshe. Unë nuk kam asgjë për të humbur. Unë kam marrë gradat dhe çmimet e mia; unë jam i respektuar edhe në universitetet jashtë vendit, ku tendenca po ndryshon gjithashtu”.

Sipas Jerusalem Post, Eshed ka dhënë më shumë informacione në librin e tij më të ri, “Universi Përtej Horizontit – biseda me profesorin Haim Eshed”, së bashku me detaje të tjera të tilla si mënyra se si jashtëtokësorët kanë parandaluar apokalipset bërthamore dhe “kur ne mund të kërcejmë dhe të vizitojmë ‘Burrat në të Zezë’”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina por Evropa, paralajmëron ministri gjerman

Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina por Evropa, paralajmëron ministri gjerman

Botë
Vulin: Kush mendon keq për Putinin, mendon keq edhe për Vuçiqin

Vulin: Kush mendon keq për Putinin, mendon keq edhe për Vuçiqin

Serbia
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori