LAJMI I FUNDIT:

Dekada e artë e Bitcoin, nëse 10 vite më parë keni investuar 100 dollarë në kriptovaluta – sot do t’i fitonit dhjetëra miliona dollarë

Dekada e artë e Bitcoin, nëse 10 vite më parë keni investuar 100 dollarë në kriptovaluta – sot do t’i fitonit dhjetëra miliona dollarë

Bitcoini i parë për të cilin thuhet se janë kryer mihje 13 vite më parë, gjatë tre viteve të para vlente më pak se një peni. Por në vitin 2011, erdhi deri te një kthesë e madhe kur arriti të garojë me barazohet me dollarin amerikan.

Në atë kohë, shumë njerëz përqeshnin Bitcoinin dhe pretendonin se kurrë nuk do të mund të përdoret si valuta kryesore apo investim afatgjatë, transmeton Telegrafi.


Por nëse keni vepruar ndryshe nga kjo masë dhe keni blerë Bitcoin me 100 dollarë sa ishte asokohe, investimi i juaj sot do të kushtonte hiq më pak se 4,32 milionë dollarë.

Kur Bitcoin u krijua, ideja për përdorimin e çipave kompjuterik për mihje të valutës digjitale, ka tingëlluar si diçka e pazakontë dhe absurde.

Por në praktikë, nuk ka qenë edhe aq ndryshe nga përdorimi i makinerive industriale për mihjen e metaleve të ndryshme të çmuara.

Sikurse ari, Bitcoin është një resurs i kufizuar. Sa më shumë që kryhen mihje të Bitcoin, çdo herë bëhet më vështirë të shpaguhet puna për mihjen e Bitcoin të ri.

Në ditët e para, Bictoin ka mundur të bëhet me procesorët e kompjuterit (GPU). Por, sot Bitcoin nuk mund të mihet me GPU të rëndomtë për shkak të kohës dhe energjisë së nevojshme për mihjen e një Bitcoin.

Në vend të kësaj, pajisjet e shtrenjta të njohura si ASIC, tani janë të nevojshme për mihje të një sasie të konsiderueshme të Bitcoin. Megjithatë, logjika e njëjtë ekonomike vlen për Bitcoin dhe metalet e çmuara: “xehetarët” mund të fitojnë nëse shpenzimet e makinerive dhe puna, nuk tejkalojnë vlerën e metaleve në treg.

Algoritmi i Bitcoin kufizon prodhimin e përjetshëm të 21 milionë Bitcoinë. Vlerësohet që Bitcoini i fundit nga mihja do të nxirret në vitin 2140.

E derisa çdo ditë e më shumë njerëzit po i kuptojnë këto koncepte, kanë filluar ta cilësojnë Bitcoin si pronë siç është ari dhe metalet e tjera të çmuara. Duke qëndruar anonim dhe i sigurt gjatë transaksionit, Bitcoinit i mundësohet me këtë teknologji të distribuohet dhe të quhet ndryshe si Block Chain. Numër i madh i investitorëve gjithashtu kanë filluar ta reklamojnë Bitcoinin si mbrojtje potenciale nga inflacioni.

Pasi Bitcoin arriti barazinë me dollarin amerikan, më shumë investitorë, analistë, sipërmarrës, madje edhe qeveritë janë futur në këtë vagon të trenit.

Janë shfaqur kompani të mihjes së Bitcoin siç është Marathon Digital dhe Riot Block Chain, shkëmbimet e kriptovalutave si Coinbase që janë rritur, e në treg kanë dalë fondet e para me të cilat tregtohet në tregun e Bitcoin (ETF).

Ungjilltarët e Bitcoin si Jack Dorsey dhe Mark Cuban, kanë nxitur më shumë entuziazëm tek investitorët e zakonshëm, pasi gjithnjë e më shumë shitës me pakicë kanë filluar të pranojnë Bitcoin si një opsion pagese. El Salvadori madje është bërë vendi i parë që pranoi zyrtarisht Bitcoinin si valutë gjatë vitit të kaluar.

Katie Wood nga ARK Invest parashikoi së fundmi se çmimi i Bitcoin do të arrijë në 560 mijë dollarë deri në vitin 2026 – që investimin e juaj fillestar prej 100 dollarë do ta bënte të vlefshme – 56 milionë dollarë.

Wood beson se Bitcoin mund të arrijë atë çmim të lartë, nëse të gjithë investitorët institucionalë ndajnë vetëm 5 për qind të portofolit të tyre të kriptovalutave.

Vendet gjithashtu do të mund të zhvillojnë monedhat e tyre digjitale të lidhura me monedhat e tyre “fiat”, si një alternativë të mundshme ndaj kriptovalutave.

Kostoja ekologjike e mihjes së Bitcoin, për shkak të cilave Elon Musk gjatë vitit të kaluar ishte kundër janë alarmante. Ekonomisti holandez Alex de Vries, vlerëson se nëse çmimi i Bitcoin arrin në 500 mijë dollarë, “minatorët” do të mund të nxjerrin më shumë se 617 milionë tonelata CO2 në vit, që tejkalon prodhimin e karbonit në vendet si Brazili dhe Mbretëria e Bashkuara.

Ndërkohë, paqëndrueshmëria e Bitcoin mund të parandalojë që ndonjëherë të përdoret për transaksionet e përditshme. Nëse më pak shitës miratojnë Bitcoin si një opsion pagese, mund të shembet si monedhë dhe të vazhdojë të përdoret si një investim spekulativ. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Nga pushimet e punëtorëve e deri tek menaxhimi i inventarit - përmes AveHR mund t’i digjitalizoni  Burimet Njerëzore

Nga pushimet e punëtorëve e deri tek menaxhimi i inventarit - përmes AveHR mund t’i digjitalizoni Burimet Njerëzore

Ekonomi
Fillo udhëtimin e ri në botën e librave - Shkarko aplikacionin DukagjiniBooks

Fillo udhëtimin e ri në botën e librave - Shkarko aplikacionin DukagjiniBooks

Dukagjini Bookstore
BQK: Vlera e kredive të reja për muajin mars arriti në 241.20 milionë euro

BQK: Vlera e kredive të reja për muajin mars arriti në 241.20 milionë euro

Ekonomi
Si i përdorin aplikacionet për konsum gjeneratat e reja në Kosovë?

Si i përdorin aplikacionet për konsum gjeneratat e reja në Kosovë?

Ekonomi
Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com

Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com

Foleja
Veç thuj ej, EI Taxi është knej

Veç thuj ej, EI Taxi është knej

El Taxi
Kalo në kategori