LAJMI I FUNDIT:

Deda: Në fund të marsit dihet kryetari i Alternativës

Deda: Në fund të marsit dihet kryetari i Alternativës

Ilir Deda, njëri prej themeluesve të partisë politike Alternativa, ka treguar në tashmë në qytetin e Mitrovicës, ky subjekt ka krijuar një këshill dhe kryesi prej 13 anëtarëve, ku është zgjedhur edhe kryetari i asaj dege.

Ai pohon se ka fundi i marsit do të mbahet Konventa e Alternativës.


Deda ka treguar se kryetar i Alternativës në Mitrovicë është zgjedhur Mehmet Mehmeti, ndërsa ka shtuar se do të jenë edhe tetë anëtarë të tjerë që do t’i bashkohen këshillit dhe kryesisë.

Ai ka pohuar se Alternativa është subjekt që synon ta përmbyll shtetëndërtimin e Kosovës.

“Është kontesti tjetër i kohës, jemi njerëz më të pjekët, me një Kosovë të përmbyllet shtetndërtimi. Është rirreshtim i njerëzve që janë në parti politike, dhe njerëz që nuk kanë qenë në parti”, tha ai.

“Këto dy vjet është pa a ka apo nuk ka, cili është qëndrimi i të gjithëve, e disa prej nesh do të rrugëtojmë së bashku politikisht. Nëse dikush nuk e ka të qartë, atëherë nuk ka jetuar në Kosovë këto dy vjet”, ka thënë Deda në “Zona B” të Klan Kosova.

Deda shton se kësaj partie po i bashkohen njerëz që kanë qenë veprimtar politikë, të angazhuar për një ideal.

“Të gjithë kemi besuar në subjekte politike të cilët e kanë parë limitin e disa prej tyre, njëjtë edhe të tjerët që nuk kanë qenë pjesë e subjekteve politike por do të kyçen në Alternativë”, ka shtuar Deda.

Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, e cila është njëra prej themeluesve të partisë Alternativa, ka thënë se Kosovës i ka munguar një qasje praktike ndaj problemeve substanciale që kanë peshë për qytetarët e Kosovës.

Derisa ka folur për subjektin e ri, ka thënë se Kosova ka një klasë politike, Parlament dhe Qeveri që krejt fokusin e çon në tema që nuk janë në interes të qytetarit të Kosovës, njofton Klan Kosova.

“Nuk duhet të mbahet Kosova peng, i individëve të caktuar. Përderisa e ke një strukturë qeverisëse që merren me problemet që krijohen ad hoc, nuk merren me çështje të tjera”, ka thënë Kusari-Lila.

“Mos të harrojmë se për të qenë i suksesshëm individualisht, jo domosdoshmërish është recept për të qenë i suksesshëm në vendimmarrje”, ka theksuar ajo.

“E kemi një estamblishment politik, në nivel vendi, edhe parlamenti edhe qeverinë që krejt fokusi shkon në tema që vetëm nëse shkon në përqindje të interesit, deri edhe tek komunat serbe”.

“Pesha e vendimmarrjes është më pak se dhjetë për qind, pra si bënë përshtypje atyre themelimi i Asociacionit të Komunave. Muri është problem i sanuar dhe i hequr”, tha ajo.

“Qytetarët në veri e në jug jetojnë në gjendje të mjerueshme. Problemi i Mitrovicës e tregon problemin e Kosovës”, ka thënë Kusari-Lila.

“Ky shtet nuk është definuar saktë. Ne jemi në një situatë të ndjeshme, munden problemet me tu sajuar brenda ditës”, ka pohuar ajo më tej. /Klan Kosova/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori