LAJMI I FUNDIT:

Deda: Mos lëvizja e kufijve të jetë qëndrim zyrtar i Kosovës

Deda: Mos lëvizja e kufijve të jetë qëndrim zyrtar i Kosovës

Lobimi agresiv i Serbisë për tërheqje të njohjeve të shtetit të Kosovës paraqet rrezik për sigurinë e Kosovës.

Ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe BE-ja duhet të dalin me parime udhëheqëse në mënyrë që të arrihet një marrëveshje e qëndrueshme, e cila zgjidh përfundimisht qasjen e Serbisë ndaj Kosovës.


Kështu ka deklaruar Ilir Deda deputet i Alternativës, pjesëmarrës në Forumi i Sigurisë që është mbajtur në Beograd.

Ai ka bërë të ditur se me përfaqësuesit diplomatik është diskutuar vazhdimisht se si mund të arrihet deri tek një marrëveshje e qëndrueshme në mes të Kosovës dhe Serbisë e që nuk e destabilizon rajonin.

Në një intervistë për KosovaPress, Deda ka theksuar se është pikërisht pavarësia e Kosovës ajo që ka rritur stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. E për këtë sipas tij, kjo e fundit duhet t’iu tregoj politikisht vendeve perëndimore se integrimi i Kosovës në bashkësinë ndërkombëtare vetëm sa e rrit sigurinë dhe stabilitetin rajonal.

“Neve tash që të mbërrijmë deri tek një marrëveshje të mirëfilltë, neve na duhet që komuniteti transatlantik, do të thotë ShBA-të dhe Bashkimi Evropian të dalin me parime të panegociueshme të dialogut, të dalin me parime udhëheqëse të këtij procesi në mënyrë që të mbërrihet deri tek një marrëveshje e cila është e qëndrueshme dhe e cila i përfundon një herë e përgjithmonë qasjen e cila ekziston ndaj Kosovës sot nga ana e Republikës së Serbisë. Neve na nevojitet që të mbërrijmë marrëveshje ku Kosova bëhet pjesë e barabartë e bashkësisë ndërkombëtare dhe që raportet tona të jenë të parashikueshme dhe që të mos shihen veprimet nga prizmi i rrezikimit të sigurisë nacionale”, tha ai.

Ai ka ftuar për seriozitet, duke thënë se Qeveria e Ramush Haradinajt nuk po kryen punë pasi që nuk e ka guximin të pranojë publikisht se baza e procesit të dialogut nuk është në rregull. Deda është shprehur optimist se mbase një Qeveri e re e Kosovës do ta bëjë një gjë të tillë.

“Për fat të keq në Kosovë, tek ne në Qeveri ka shumë njerëz jo kompetent të cilët nuk e vërejnë edhe lobimi agresiv i Serbisë për tërheqje të njohjeve shtetit të Kosovës janë njëjtë rrezikim i sigurisë së Kosovës. Ndoshta duhet të ketë edhe seriozitet shumë më të madh edhe nga njerëzit që e udhëheqin Qeverinë tonë, sepse nuk mundesh me një anë të thuash unë dua të normalizoj marrëdhëniet e këndej ka lobim agresiv kundër Kosovës në Interpol, kundër njohjeve të reja, tërheqja e njohjeve të cilat vetëm janë. Do të thotë këtu diçka nuk është në rregull dhe nuk e di pse ka frikë, pse nuk thuhet publikisht nga ata të cilët janë bartësit e institucioneve që kjo bazë e procesit nuk është në rregull. Nuk mundesh në një anë të thuash dua të normalizoj marrëdhëniet e në anën tjetër të sillesh në mënyrën më armiqësore të mundshme, më armiqësore se Rusia ndaj Kosovës. Por, mua po më duket që një Qeveri tjetër e Kosovës do ta bëjë këtë, sepse kjo e tanishmja nuk po e bënë këtë punë”, u shpreh ai.

Ai ka folur edhe sa i përket deklaratave të presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq ku dje në një përgjigje për KosovaPress ka përsëritur qëndrimin e Beogradit zyrtar se nuk do të ketë njohje të pavarësisë së Kosovës nën trysninë ndërkombëtare.

Deda tha se më me rëndësi janë deklaratat e përfaqësuesve të lartë nga Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë

“Shumë më me rëndësi… ka qenë deklarata e përfaqësueses të lartë nga Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë sa i përket këtij procesi, në panelin në të cilin isha edhe unë. Ajo e tha që Gjermania e ka thënë shumë qartë që nuk ka lëvizje të kufijve dhe ky duhet të jetë qëndrim edhe i Kosovës”, tha ai.

Ndryshe, Forumi i Sigurisë në Beograd, ndërsa përfaqësues nga Kosova po marrin pjesë në panele të shumta me temë sigurinë e Ballkanit dhe dialogun Kosovë-Serbi. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori