Deda: Krijimi i ushtrisë, përgjigje ndaj kërcënimeve të Beogradit
Deputeti i pavarur, Ilir Deda, ka thënë se shndërrimi i Forcave të Sigurisë në Ushtri, duhet të jetë përgjigje ndaj kërcënimeve të fundit të Beogradit.
Deda ka sugjeruar se tryeza e liderëve të partive politike për agjendën e re shtetërore duhet të mbahet sa më shpejt.
“Forcimi i FSK-së në ushtri të Kosovës duhet të jetë përgjigje e Kosovës ndaj kërcënimit të radhës të Beogradit, ku kryetari i Serbisë deklaron "ajo që kam thënë se do të çojmë ushtrinë, janë konkluzionet e Këshillit për Siguri Kombëtare”. Gjithashtu, tryeza e liderëve të partive politike për agjendë të re shtetërore duhet të mbahet sa më shpejtë. Për mbrojtje nuk mund të na gjykojë askush. E as që duhet të flasim për këtë çështje në Bruksel”, ka shkruar Deda në Facebook.
Nga
Telegrafi
17/01/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





















































