LAJMI I FUNDIT:

De Ketelaere gati për debutimin me Milanin

De Ketelaere gati për debutimin me Milanin

Charles De Ketelaere mbërriti te Milani në formë tepër të mirë dhe ai pritet të debutojë në miqësoren e fundit parasezonale kundër Vicenzas.

Talenti belg 21-vjeçar iu bashkua zyrtarisht kuqezinjve në fillim të kësaj jave, pas një serie bisedimesh tepër të gjata me Club Brugge.


Milani përfundimisht mundi Leeds Unitedin e interesuar për De Ketelaere, i cili duket të jetë një nga përforcimet më emocionuese në Serie A këtë verë.

Fjalët e para të De Ketelaere si lojtar i Milanit
Lexo po ashtu Fjalët e para të De Ketelaere si lojtar i Milanit

Sipas Calciomercato.com, De Ketelaere mbërriti dje (e mërkurë) në Milanello dhe bëri përshtypje në seancën e tij të parë stërvitore, duke konfirmuar se mbërriti në një gjendje të fortë fizike.

Prandaj Stefano Pioli pritet të vendosë 21-vjeçarin në miqësoren e ardhshme parasezonale kundër Vicenzas, të shtunën më 6 gusht.

Sulmuesi 21-vjeçar pati një paraqitje të shkëlqyer sezonin e kaluar për Club Brugge, shënoi 14 gola dhe dha shtatë asistime në 33 paraqitje në Jupiler Pro League.

Tifozët rossoner tani janë të emocionuar për të parë se çfarë mund të bëjë ai me kuqezinjtë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Arsenali mendon ofertat për Guimaraes dhe Luiz – kjo pasi alternativa kryesore e tyre pëlqen Barcelonën dhe Bayern Munichun

Arsenali mendon ofertat për Guimaraes dhe Luiz – kjo pasi alternativa kryesore e tyre pëlqen Barcelonën dhe Bayern Munichun

Premier League
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori