Mediat spanjolle më saktësisht ‘Mund Deportivo’, ka shkruar gjatë ditës së premte se mesfushori belg po përcillet me vëmendje nga klubi katalunas.

Forma e jashtëzakonshme e ish-anëtarit të Chelseas ka bërë që për të të interesohen shumë klube të mëdha evropiane.


De Bruyne është asistuesi më i mirë në Bundesligë dhe më meritori që Wolfsburg qëndron në pozitën dytë në kampionatin gjerman.

Vlera e tij sillet rreth 40 milionë euro ndërsa Barcelona mendon që ta transferoj gjatë muajit janar.

Për shërbimet e tij interesim të madh kanë shprehur edhe dy skuadrat nga Manchesteri, City dhe United ndërsa PSG llogaritet si favorite. /Telegrafi/

telegrafi sport app