LAJMI I FUNDIT:

De Biasi, vrer ndaj futbollistëve: Kishte njerëz me barkun plot

De Biasi, vrer ndaj futbollistëve: Kishte njerëz me barkun plot

Vetëm pak orë pasi është larguar nga Shqipëria, ish-trajneri i përfaqësueses kuqezi, Gianni De Biasi ka nxituar të marrë fjalën për të shpjeguar motivet që e kanë detyruar atë të dorëhiqet nga detyra.

Motive që larg kamerave dhe mikrofonëve të shqiptarëve, janë më të drejtpërdrejta nga ato që ish-kreu i pankinës së kombëtares së Shqipërisë prononcoi në konferencën më mediat të dhënë ditën e mërkurë. Aq të ndryshme, sa që De Biasi, hapur, ia faturon dorëheqjen e tij futbollistëve, të cilët sipas tij, u vetëkënaqën e u ngopën pas Evropianit.


“Nuk ikëm në Shqipëri për të humbur kohë, donim të çudisnim e surprizonim dhe ia dolëm. Është shumë bukur të jesh kaq i vlerësuar. Të thuash që isha i emocionuar është shumë pak, ishin pesë vite e gjysmë të jetës time. Me Shqipërinë bëmë diçka të paimagjinueshme, ishte një udhëtim shumë i gjatë. Pas Europianit shpresoja të gjenim një ndjesi të re, por fatkeqësisht nuk ndodhi kështu. Më mbeti hidhërimi në gojë, këta djem u vetëkënaqën disi dhe kjo është keqardhja ime e vetme”, deklaroi De Biasi për Radio 24.

“Në mënyrë të pandërgjegjshme humbëm një pjesë të oreksit dhe grintës, ndonjëri u ndje i ngopur, me barkun plot. Humbja në Luksemburg më zhgënjeu shumë, atë natë mora vendimin tim. E ardhmja? Nuk kërkoj asnjë pankinë në Seria A, do të doja të qëndroja në perëndim, në një vend ku të jem në qendër të projektit. Dua të kem kartë të bardhë në zgjedhjen e futbollistëve, në radhë të parë për vlerat humane, pastaj ato teknike”, përfundoi ish-trajneri i përfaqësueses së Shqipërisë. /telesport/

Në trend Sport

Më shumë
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Casemiro rrëfen detaje nga largimi i tij prej Real Madridit: Hyra në zyrën e Ancelottit, ai filloi të qante

Casemiro rrëfen detaje nga largimi i tij prej Real Madridit: Hyra në zyrën e Ancelottit, ai filloi të qante

Ndërkombëtare
Jo vetëm Sevilla, një tjetër klub i njohur i La Ligës dëshiron huazimin e Arda Gulerit, por Real Madridi ka një kusht

Jo vetëm Sevilla, një tjetër klub i njohur i La Ligës dëshiron huazimin e Arda Gulerit, por Real Madridi ka një kusht

La Liga
Mbrëmja e madhe e boksit në Munchen: Përfundojnë matjet zyrtare të Jurgen Uldedajt dhe Shefat Isufit

Mbrëmja e madhe e boksit në Munchen: Përfundojnë matjet zyrtare të Jurgen Uldedajt dhe Shefat Isufit

Boks
Zbulohet arsyeja pse Man City vendosi të shesë Cole Palmer për të cilën Guardiola mund të pendohet

Zbulohet arsyeja pse Man City vendosi të shesë Cole Palmer për të cilën Guardiola mund të pendohet

Premier League
Kalo në kategori