LAJMI I FUNDIT:

De Biasi: Luajmë për fitore ndaj Izraelit

De Biasi: Luajmë për fitore ndaj Izraelit

Gianni De Biasi ka folur në konferencën për shtyp para ndeshjen kualifikuese ndaj Izraelit, e cila zhvillohet në Haifa.

Trajneri italian ka theksuar në konferencën për shtyp që ekipi kombëtar do të udhëtoj drejt Izraelit për të tentuar fitoren, por nuk duhet të luajnë si ndaj Luksemburgut sepse do të humbin.


“Nuk kam thënë që do ta fitojmë ndeshjen. Por, që do të luajmë për të fituar, ashtu si tentuam në Luksemburg, ku luajtëm aq dobët sa humbëm”, ka deklaruar fillimisht De Biasi.

De Biasi konfirmon largimin pas eliminatoreve
Lexo po ashtu De Biasi konfirmon largimin pas eliminatoreve

“Nëse paraqitemi përsëri ashtu, do të humbasim edhe këtu. Jeni të kënaqur?! Vendi i tretë? Ka pasur shumë raste që Shqipëria është klasifikuar e katërta dhe e pesta”.

“Llogaritë bëhen gjithmonë në fund. Por, ndryshe nga ajo që them në konferencë, më rëndësi ka atmosfera e asaj që skuadra do të tregojë në fushë”.

“Të gjitha ndeshjet mund ti fitosh. Varet si i interpreton, si i përgatit dhe nëse ke më tepër dëshirë se kundërshtari. Ndeshjet janë të hapura në fillim, më pas gjithçka varet nga kujdesi gjatë lojës, nga mënyra si i shfrytëzon rastet, cilësitë e lojtarëve dhe loja në grup. Këto janë elementët që të ndihmojnë të arrish objektivin”, përfundoi trajneri italian.

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori